LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga demanton: Nuk isha në aeroplanin që doli nga pista

Jahjaga demanton: Nuk isha në aeroplanin që doli nga pista

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mohuar raportimet e bëra nga mediat se ka qenë në aeroplanin i cili sonte doli nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

“Dëshiroj t’iu njoftoj se unë nuk ndodhesha në aeroplanin që doli nga pista në aeroportin Adem Jashari. Jam shumë e lumtur dhe e lehtësuar që në këtë aksident nuk ka të lënduar. Falemnderit për kujdesin e miqve dhe familjarëve që ishin shqetësuar nga ky lajm”, ka thënë Jahjaga në një postim në Facebook.


Reagimi i Jahjagës vjen pasi disa portale sonte kishin raportuar se ish Presidentja ndodhej në aeroplanin që doli nga pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.