Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë gjatë së hënës se bisedimet po avancojnë dhe po shkohet shumë pranë përfshirjes së Aleppos në marrëveshjen e armëpushimit mes palëve ndërluftuese në Siri, pikërisht qytetit verior që ka parë një përshkallëzim therës të dhunës gjatë javëve të fundit, e që mund të vinte në diskutim edhe bisedimet për paqe.
Kerry ka vizituar këtë fillimjavë Gjenevën, aty ku ka zhvilluar bisedime me figura të tjera të shquara të diplomacisë, në përpjekje për të rijetësuar armëpushimin e parë të rëndësishëm mes rebelëve antiqeveritarë dhe forcave besnike të Assadit, përgjatë luftës civile afro 5-vjeçare, marrëveshje që u arrit në muajin shkurt me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, por që shpeshherë është shkelur.
Qeveritarët sirianë të udhëhequr nga Presidenti Bashar al-Assad kanë shpallur marrëveshje të përkohshme paqeje në zona të ndryshme të vendit gjatë javës së kaluar, por deri më tani kanë dështuar që pushimzjarrin ta shtrijnë edhe në qytetin e Aleppos, ku sulmet ajrore qeveritare dhe bombardimet e rebelëve kanë vrarë me qindra civilë përgjatë javës së kaluar, përfshi këtu mbi 50 viktimat e një spitali, që sipas rebelëve u shënjestrua qëllimisht.
Luftimet në Aleppo kërcënojnë rrënimin e bisedimeve të para për paqe mes palëve ndërluftuese, të cilat priten të rifillojnë në një datë të papërcaktuar ende, pas ngërçit që pësuan në muajin prill, kur delegacioni opozitar u largua me zemërim nga tryeza, transmeton TCH.
“Jemi duke iu afruar shumë mirëkuptimit mes palëve, por kemi ende shumë punë për të bërë, ndaj dhe jemi këtu”, tha Kerry në fillim të takimit me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir. Pasi takoi Jubeirin dhe të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Staffan de Mistura, Kerry tha se shpresonte që të kishte më shumë qartësi gjatë ditës së ardhshme apo ndoshta edhe më tej, për të rikthyer armëpushimin e shtrirë në mbarë vendin. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord për të pasur stafe shtesë në Gjenevë, të cilët do të punojnë mbi këtë çështje.
“Të dyja palët, opozita dhe regjimi, kanë kontribuar në këtë kaos që ka përfshirë vendin, ndërsa ne do të punojmë intensivisht gjatë orëve në vijim për të bërë të mundur rikthimin e paqes dhe ndërprerjen e armiqësive mes palëve”, tha Kerry. Ndërkohë, De Mistura është shprehur i gatshëm të udhëtojë drejt Moskës për bisedime të mëtejshme.
Lufta civile në Siri ka lënë me qindra mijëra persona të vdekur, ndërkohë që ka shkaktuar largimin e miliona të tjerëve nga shtëpitë e tyre, duke shkaktuar atë që njihet si kriza më e rëndë e refugjatëve në botë që prej Luftës së Dytë Botërore, e njëkohësisht duke u ofruar terren militantëve të Shtetit Islamik të ndërmarrin sulme në zona të tjera të vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump dëshiron të “pastrojë” Gazën – ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin “do të na vrasë të gjithëve”
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd – kjo do të zgjasë 24 orë
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama