Hulumtimi më i ri i shkencëtarëve britanikë ka treguar që majtakët janë persona më të frikësueshëm se djathtakët.
Në eksperiment është vërtetuar që majtakët pas shikimit të skenave nga filmi “Silence of the Lambs” kanë treguar më shumë simptoma të çrregullimit të stresit posttraumatik në krahasim me djathtakët.
Arsyeja për këtë është fakti që te personat majtakë, hemisfera e djathtë e trurit është më aktive se e majta. Është i njohur fakti që hemisfera e djathtë është e lidhur me frikën.
“Te njerëzit majtakë ekziston fragmentimi shumë i madh në kujtimet e tyre, si dhe përsëritja më e shpeshtë e detajeve. Duket që pas përjetimit të një përvoje të frikshme, edhe atëherë kur bëhet fjalë për filmin, majtakët tregojnë simptoma shumë të ngjashme me ato që i kanë njerëzit të cilët vuajnë nga çrregullimi posttraumatik i stresit. Majtakët pas shikimit të skenave të filmit “Silence of the Lambs” ishin dyfish më të frikësuar se djathtakët”, ka deklaruar dr. Carolyn Choudhary nga Universiteti Queen Margaret.
Por majtakët nuk duhet të shqetësohen për ketë gjë, transmeton Koha.net. Sipas hulumtimit të shkencëtarëve nga Universiteti Amerikan St. Lawrence, në botë ka më shumë majtakë të cilët koeficientin e inteligjencës e kanë më të madh se 140 në krahasim me djathtakët.
Presidenti amerikan Barack Obama është po ashtu majtak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City