LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë kërkohet ligj i ri anti-mafia (Video)

Në Kosovë kërkohet ligj i ri anti-mafia (Video)

Rezultatet e dobëta në luftën kundër krimit dhe konfiskimit të pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme, ka shtyrë Kuvendin e Kosovës që të kërkojë hartimin e një ligji të ri anti-mafia.

Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane nga një monitorim që i ka bërë ligjit ekzistues për konfiskim të pasurisë së paligjshme, ka vërejtur mangësi të mëdha ligjore, andaj deputetja e këtij Komisioni, Vjosa Osmani, ka treguar se po kërkojnë ligj të ri.

“Tani nevoja lind ose për hartimin e një ligji të ri anti mafia ose për ndryshime shumë të mëdha të ligjit ekzistues. Sepse do të jetë esenciale që ligji të merret jo vetëm me pasurinë që paligjshëm fitohet tash e tutje, por me pasurinë që është fituar paligjshëm që nga viti 1999 sepse keqpërdorimet më të mëdha janë bërë qysh në vitet e para të pasluftës”, thotë Vjosa Osmani, deputete e Kuvendit të Kosovës.


Në Qeverinë e Kosovës nuk kanë dashur të flasin për nisjen e hartimit të projektligjit anti mafia, por Top Channel ka mësuar se Ministria e Drejtësisë tashmë e ka hartuar draftin e dokumentit për hartimin projektligjit por ende nuk e ka proceduar në Zyrën Ligjore të Kryeministrit.

Mësohet se drafti për hartimin e projektligjit anti mafia është punuar nga ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe ekspertë ndërkombëtarë që kanë ndihmuar vendet e rajonit në krijimin e legjislacionit anti-mafia.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori