LAJMI I FUNDIT:

Gjosha: Shqipëria do ta realizojë reformën në drejtësi

Gjosha: Shqipëria do ta realizojë reformën në drejtësi

Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë gjatë vizitës së saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministrja Gjosha u prit fillimisht nga Ministri i Shtetit për Europën, David Lidington.


Në fokus të këtij takimi ishin sfidat e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, veçanërisht konsolidimi i shtetit të së drejtës, reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ministri Lidington u shpreh se Britania do të mbështesë Shqipërinë në këtë proces edhe me asistencë teknike, nëse do të jetë e nevojshme. Ministri nënvizoi se çdo vend që aspiron të jetë pjesë e BE-së, duhet të plotësojë standardet e vendosura, veçanërisht ato reforma që konsolidojnë demokracinë.

Ministrja Gjosha theksoi se Shqipëria është e vendosur të ecë përpara me procesin e integrimit dhe e angazhuar maksimalisht për të realizuar të gjitha reformat. Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Gjosha u shpreh se Shqipëria do të përmbyllë këtë reformë së pari për qytetarët, të cilët meritojnë t’u rikthehet besimi te sistemi.“Qytetarët tanë mbështesin fuqimisht procesin e integrimit dhe reforma në drejtësi, është çelësi për të ecur përpara me këtë proces. Këtë reformë ne do ta bëjmë për të ardhmen e Shqipërisë, por mbi të gjitha për ta”, tha Ministrja Gjosha.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për adresimin dhe përmbushjen e 5 prioriteteve që vendit i janë lënë nga Komisioni Europian si dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për të përshpejtuar axhendën europiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Kalo në kategori