Pas publikimit në media të ëshmisë së një kosovari në gjykatë, i cili ka qenë pjesë e të ashtuquajturit Shtet Islamik i Sirisë dhe Irakut (ISIS), kanë ardhur reagimet e të apostrofuarit në këtë dëshmi.
Hoxha i Mitrovicës, Fatmir Latifi, emri e të cilit lakohet në këtë dëshmi, ku thuhet se dëshmitari i ka përcjellur ligjeratat e këtij hoxhe para se të niset në drejtim të Sirisë, ka reaguar në rrjetin social Facebook, duke e quajtur tendencioze dhe të pasaktë këtë dëshmi, ku për më tepër për ta bërë më të mjegullt dëshminë, sipas tij, nuk njihet as identiteti i këtij personi.
Ai ka thënë se vazhdimisht është anagazhuar në t’mirën e vendit: është veteran i UÇK-së, ka ndihmuar në luftimin e dukurive negative, pajtimin në mes familjeve të hasmuara, sqarimet e vazhdueshme që i ka bërë për rrezikun e ekstremizmit fetar, përfshirë edhe pjesëmarrjen në luftëra të huaja, etj.
LEXO PO ASHTU: Kosovari tregon torturat që përjetoi në burgjet e ISIS-it
Latifi ka thënë se i mbetet organeve të drejtësisë të merren me këto deklarata, duke mos lejuar që të njëlloset puna dhe angazhimi i dikujt me pa të drejtë.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të hoxhës, Fatmir Latifi:
“Të gjithë jemi dëshmitarë se lufta kundër dukurive negative nuk është e lehtë e sidomos kur devijimi ka rrënjë te keqkuptimet në ide dhe botëkuptime. Kësisoj, mbetet sfidë e të gjithëve përballja me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin. Kohëve të fundit kjo është bërë brengë edhe e shoqërisë sonë. Në realitet do të duhej që të gjithë ta bartim barrën e kësaj përgjegjësie, secili nga këndi i vet.
Unë si hoxhë, ish luftëtar i lirisë, aktivist për çështjen kombëtare dhe figurë publike jam munduar dhe vazhdoj që keqkuptimet fetare ti izoloj deri në maksimum. Gjithë veprimtaria ime, publike dhe private është vënë në shërbim të ruajtjes së vlerave të Islamit dhe në luftimin e keqkuptimeve të tij. Jam i vetdijshëm se kjo nuk është gjë e lehtë dhe njëkohësisht zgjatë shumë. Ajo që ditëve të fundit, ma ka prishë terezinë është lakimi i emrit tim nga disa portale për gjoja frymëzim të një të riu për të shkuar në Siri për të luftuar atje. Realisht, nuk e kam idenë se kush është ai përson që apostrofohet me iniciale, e as çka ka deklaruar ai në gjykatë. Mund edhe të ketë deklaruar diçka të tillë, me qëllim të caktuar apo tendencë. Fundja, organet e drejtësisë le të merren me vërtetësinë e asaj deklarate, por është zhgënjyese që disa media, që deklarativisht i kanë shpallë luftë izmave të ndryshme, të raportojnë me kaq tendencë dhe joprofesionalisht, duke lakuar emrin tim në tituj e nëntituj, duke lënë të kuptohet se u zbulua rekrutuesi, e ai qenkam unë.
A thua, në shërbim të kujt janë vënë këta ‘gazetarë’. A i kanë shpallë luftë ekstremizimit apo atyre që e luftojnë atë, si në rastin tim? Apo ndoshta është fushatë e ultë qërimi hesapesh në mjegull për të eliminuar figura, për të rrënuar kontribute dhe për të larguar pengesa nga rruga e ekstremistëve të të gjitha llojeve e ngjyrave.
Nuk është e tepërt të deklaroj se unë që prej fillimit, madje edhe atëherë kur shumë syresh nuk i kishin të qarta konturat e ekstremizmit, unë jam pozicionuar qartë kundër shkuarjes së të rinjëve tanë në konfliktet jashtë vendit dhe kam kontribuuar konkretisht në këtë drejtim. Nëse dikujt i pengon kjo, le të deklarohet, por jo duke hedhur gurin dhe fshehur dorën, me tendencë të njollosjes së figurës sime. Jam gjithnjë në shërbim të vendit dhe popullit tim dhe e kam dëshmuar gatishmërinë për të dhënë edhe më të shtrenjtën për lirinë e këtij vendi, andaj përpjekjeve të kujtdo (me apo pa qëllim) për të më prezantuar ashtu si nuk jam, do tu kundërvihem me fjalë, më qëndrime dhe do të kërkoj nga organet e drejtësisë për të luftuar keqpërdorimet dhe ofendimet e tilla” (sic), ka shkruar hoxha Fatmir Latifi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025