LAJMI I FUNDIT:

Sulmet terroriste në Francë dyfishojnë kërkesat për t’u bërë polic

Sulmet terroriste në Francë dyfishojnë kërkesat për t’u bërë polic

Një numër rekord njerëzish kanë aplikuar t’u bashkohen forcave të policisë franceze gjatë vitit të shkuar. Shumë rekrutë të rinj thonë se sulmet e fundit terroriste në Paris i frymëzuan ata.

Një rekrute e re largon një grua që i bën rezistencë në një klub. Rekrutja nxjerr armën dhe bërtet: “Policia! Mos lëviz!”.

Audrey po merr pjesë në një klasë të vetëmbrojtjes në shkollën e policisë në Sens, në lindje të Francës. Ajo kërkoi të rekrutohej pas sulmit në revistën satirike “Charlie Hebdo” dhe në një supermarket hebre në fillim të vitit 2015.


“Që nga sulmet terroriste në janar dhe nëntorin e vitit të shkuar, rreziku që kemi përballë është i qartë për ne”, thotë ajo. “Të gjithë ne mund të jemi viktimë. Secili ka nevojë për mbrojtje, ndaj të gjithë duhet të ndihmojmë në një mënyrë. Për këtë arsye jam këtu. Për ta ndihmuar vendin të jetë më i sigurt.”

Në mars të këtij viti, një rekord prej 35 000 personash iu nënshtruan një testi për të hyrë në polici. 50 për qind më shumë se viti i shkuar. Vetëm tetë për qind e atyre që iu nënshtruan testit kaluan, i njëjti nivel suksesi për provimin e hyrjes për shkencat politike të Parisit.

“U shokova nga videoja e vrasjeve në ‘Charlie Hebdo’ dhe polici që ishte në tokë, i cili kërkonte mëshirë, por ata e qëlluan me gjakftohtësi”, thotë një tjetër rekrut, Perez, duke shpjeguar arsyen përse aplikoi për në polici.

“Kjo më bëri të dua ta mbroj republikën tonë edhe më shumë. Në mëngjes zgjohem dhe e di që jetët tona mund të jenë në rrezik, por ne jemi më të motivuar se kurrë”, thotë ai.

Një tjetër oficer policie, Ahmed Merabet, tregon se ka origjinë algjeriane. “E kemi përjetuar shumë terrorizmin në Algjeri kur isha i vogël. Më kujtohet frika që kishim kur shkonim me pushime. Kur ndodhi Bataklani në nëntor m’u kujtua Algjeria dhe në dhjetor iu bashkova policisë”, thotë ai.

Tre viktima në sulmin e “Charlie Hebdo” dhe atë të supermarketit ishin oficerë policie dhe mbulimi live në televizion i kolegëve të tyre teksa mësynin në dyqan për të shpëtuar pengjet i bëri shumë persona t’i shohin ata si heronj.

Pastaj, në nëntor, i pari njeri që u përball me sulmuesit brenda hollit Bataklan të koncertit në Paris ishte një oficer jashtë detyrës që po kalonte. Ai hyri në ndërtesë dhe qëlloi për vdekje një nga sulmuesit.

“Sulmet terroriste janë një faktor vendimtar përse kemi kaq shumë prurje të reja”, thotë drejtori i kolegjit trajnues, Jacques Richard.

“Mendoj se këta të rinj po zbulojnë një ndjesi detyre dhe dëshirë për të ndihmuar qeniet e tjera njerëzore. Kur ndodhin këto gjëra, njerëzit bashkohen. Të gjithë duan të kontribuojnë. Ka pasur një rritje të njerëzve që kanë dalë vullnetarë për të dhënë gjak, për shembull. Gjithnjë e më shumë njerëz kanë dashur t’u bashkohen shërbimeve të emergjencës dhe policisë. Ka ndikuar shumë në mënyrën e mendimit të njerëzve”, thotë drejtori, transmeton Shqip.

Imazhi i policisë në Francë ka ndryshuar shumë gjatë 20 viteve të fundit. Në filmin “La Haine”, një hit për publikun dhe kritikët, policia portretizohet si sadiste dhe raciste.

Policia ka pasur një imazh shumë negativ në Francë prej shekujsh, thotë historiani Jean-Marc Berliere, që ka shkruar disa libra për këtë temë.

“Edhe në kohën e Luigjit XIV njerëzit e përçmonin policinë. Sipas imagjinatës së publikut, policia është shtypje e lirisë.”

Në maj 1968, kur policia dhe studentët kryengritës luftuan në Universitetin e Sorbonës në Paris, u vu re diferenca e madhe polici-popull.

Por katër ditë pas masakrës së “Charlie Hebdo”, ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Njerëzit mbushën rrugët e Parisit për të treguar simpatinë e tyre për viktimat dhe treguan mbështetje për policinë.

Ndërsa policia parakalonte me furgonë dhe në këmbë, me silueta që ngjanin si të superheronjve turma e njerëzve filloi të brohoriste “Merci, merci” – Faleminderit, faleminderit!

“Nuk mund ta besoja”, thotë Jean-Marc Berliere që ishte atje. “Ja tek ishte një turmë e re, urbane, intelektuale që duartrokiste policinë! Pashë gra t’i jepnin lule, njerëz që i jepnin dorën, gra që i puthnin. Dhe mund të shihje sa të prekur ishin policët. Ishte diçka shumë e papritur.”

Për Audrey, kjo e bëri atë të kuptonte se “kjo punë është, në fakt, fantastike”.

Diçka e ngjashme ka ndodhur më parë vetëm në gusht të viti 1884, kur policia ishte e para që u ngrit kundër gjermanëve përpara mbërritjes së aleatëve.

Nuk dihet nëse popullariteti i policisë do të zgjasë, por është e rëndësishme që një pjesë e madhe e popullsisë franceze po e sheh policinë me një sy tjetër, si heronj.

Në trend Botë

Më shumë
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike

Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike

Azia
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit

Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit

Evropa
Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Evropa
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Starliner i Boeing po kthehet pa ekuipazh në Tokë

Starliner i Boeing po kthehet pa ekuipazh në Tokë

Botë
Një grua ka vdekur teksa rreth tridhjetë emigrantë janë gjetur në një gjysmërimorkio në Republikën Çeke

Një grua ka vdekur teksa rreth tridhjetë emigrantë janë gjetur në një gjysmërimorkio në Republikën Çeke

Evropa
Kalo në kategori