LAJMI I FUNDIT:

Tetë të veçantat që e bëjnë Dashin një të dashur të paparë!

Tetë të veçantat që e bëjnë Dashin një të dashur të paparë!

Pasi t’i lexoni, do të dëshironi të keni një Dash për të dashur!

Është muaji i Dashit (ende) dhe kushdo ka pasur një të dashur Dash, e di mirë për çfarë e kemi fjalën. Ata janë gati gati hiperaktivë, të paduruar, impulsivë, por kjo është ajo që i bën ata të veçantë.


Ata nuk krijojnë varësi
Janë të pavarur, dhe mbështeten mbi të gjitha tek vetja. Kanë shumë vetëbesim, ndaj edhe pse e vlerësojnë fjalën tuaj të mirë, nuk rrinë të presin aprovimin tuaj apo të të tjerëve.

Tregohen të sinqertë kur kanë bërë një gabim
Janë një ndër shenjat më të sinqerta, ndonjëherë deri në lëndim. Por nuk tregohen aspak të butë në thënien e të vërtetave; ashtu siç janë vetë, të fortë për t’i pranuar gjërat që u thuhen, ashtu duan të jeni edhe ju.

Fleksibiliteti është diçka e natyrshme për Dashin
Deshët janë natyra që përshtaten me të gjithë, dhe ndonëse mund të kenë pikëpamje krejt të ndryshme nga tuajat dhe e shprehin, ju pranojnë ashtu siç jeni. Një Dash madje mund t’ju ndihmojë të arrini synimet që keni, edhe pse mund të mos jetë dakord me to.

aries-horoscope-20141-750x400

Deshët kanë një intuitë të lindur
Vetëbesimi që kanë u jep një aftësi të veçantë intuitive, pasi arrijnë të hyjnë më me lehtësi në thellësi të situatave. Ata e kuptojnë nëse ju jeni duke fshehur ndjenjat dhe ju nxisin t’i shpërfaqni. E kuptojnë nëse po i mbushni mendjen vetes për diçka të gabuar dhe përpiqen t’ju tregojnë rrugën e duhur. Ata ju respektojnë, dhe për këtë duan t’ju shikojnë mirë.

Janë besnikë!
Nëse keni një Dash në krah, ai do të bëjë çmos për t’ju parë mirë! Nuk janë nga ata njerëz ‘nga të fryjë era’, dhe kurdoherë të gjendeni në mes të stuhisë, një Dash do të jetë aty për ju, për t’ju mbrojtur.

Respekti është virtyti i tyre
Një Dash nuk mund të zgjedhë të ketë në krah dikë që ai nuk e respekton. Nëse ju ka zgjedhur ju, do të thotë se ka një besim të madh tek personi juaj, shkruan Anabel. Ndaj, nuk do të bënin kurrë diçka për t’ju lënduar.

Një Dash nuk merret me gjëra të vogla
Nëse jeni në një marrëdhënie me një Dash, ai nuk do të kapet pas më the të thashë apo të grindet për gjëra të parëndësishme. Aq më pak të kapet pas të shkuarës. Gjithçka ai do është të jetojë të tashmen me sytë nga e ardhmja. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Intimitet dhe Pasion
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori