LAJMI I FUNDIT:

Thyejnë me tulla xhamin e veturës së policisë, por e pësojnë keq (Foto/Video)

Thyejnë me tulla xhamin e veturës së policisë, por e pësojnë keq (Foto/Video)

Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara në veturat e policisë, shfaq momentin kur dy burra thyejnë me tulla xhamin e veturës së policisë, dhe largohen nga vendi i ngjarjes thuajse nuk ndodhi asgjë.

Tulla 1


Carl Foley (33) dhe Karl Waring (22), hodhën tulla në drejtim të veturës së policisë, pasi ata u ndaluan nga policia në Kirkby, Merseyside, transmeton Telegrafi.

Tulla 2

Por tregimi i tyre nuk mbaroi me kaq, pasi ata u futën në veturën e tyre duke tentuar të ikin nga policia, të cilët i ishin vënë pas duke i ndjekur me shpejtësi të madhe.

Tulla 3

Policia e Merseyside ka postuar në internet videon, ndërsa raportohet se dyshja që kanë sulmuar policinë janë arrestuar. /Telegrafi/