LAJMI I FUNDIT:

Kërcënohet gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Kërcënohet gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot pas përfundimit të orarit të punës është ndaluar dhe kërcënuar gjyqtari i Departamentit për Çështje Penale, Agim Kuqi, nga i dyshuari Y.D, i cili është i pandehur në një rast ku Kuqi është gjyqtarë i çështjes penale ndaj tij .

Gjykata Themelore-Prishtinë thotë se e dënon këtë akt të ulët duke cilësuar si sulm direkt mbi sistemin e drejtësisë .

Gjykata ka bërë thirrje të organet përgjegjëse që të marrin masat e duhura.


“Sigurojmë opinionin publik se ky rast nuk do të ndikojë në punën e gjyqtarëve të kësaj gjykate të cilët do të vazhdojnë të marrin vendime të drejta duke respektuar ligjin dhe duke i shërbyer drejtësisë”, thuhet në njoftim.