Banka ProCredit në Kosovë vazhdon edhe më tej me qasje të përgjegjshme ndaj mbrojtjes së mjedisit.
Kësaj radhe banka ka pasuruar flotën e saj të transportit duke blerë 10 vetura të reja, Mitsubish Miev, vetura këto që punojnë 100% me energji elektrike dhe nuk e ndotin ambientin.
Pa dyshim që këto vetura reflektojnë orientimin e Bankës ProCredit në ruajtjen e mjedisit. Përmes këtyre veturave, ne kemi vë në pah lidhjen mes emetimit të dioksid karbonit dhe ndotjes urbane.
“Marrja e masave në uljen e ndotjes mjedisore përballë ndryshimeve aktuale klimatike është çështje që kërkon trajtim urgjent. Prandaj, ruajtja e mjedisit është përgjegjësi e secilit prej nesh, pa marrë parasysh profilin e veprimtarisë sonë. Pasurimi i flotës tonë të transportit me këto vetura e konfirmon përkushtimin e bankës tonë në ruajtjen e mjedisit” tha Ilir I. Aliu drejtor gjeneral në Bankën ProCredit.
Këto vetura njihen si vetura shumë ekonomike duke shpenzuar përafërsisht 12.5 kWh në 100 km të përshkuara. Fuqia e tyre është 49kW (66 kuaj fuqi), janë të pajisura me bateri me kapacitet prej 16kWh, për mbushjen e së cilës nevojiten rreth 8 orë.
Megjithatë numri i kufizuar i stacioneve për mbushje elektrike është një pengesë momentale, andaj Banka ProCredit ka ndërtuar stacione të tilla në afërsi të degëve të veta në 6 qendrat kryesore.
Në mënyrë që të promovoj edhe më tej frymën e mbrojtjes së mjedisit në vend, Banka ProCredit këto stacione të mbushjes do ti ketë në dispozicion edhe për klientët e bankës që posedojnë vetura elektrike. Përdorimi i tyre është falas.
Sipas të dhënave të prodhuesit, dobia më e madhe mjedisore e këtyre veturave është tek ulja e lirimit të ndotësve të ajrit deri në 100%, ndotës këta që kontribuojnë dukshëm në krijimin e smogut/mjegullës në qytete të mëdha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare