Shkencëtarët nga Qendra “Johan Innes” kanë zbuluar se bima Kësula e Bajkallit, që përdoret në mjekësinë kineze, prodhon substancën që bën të mundur shërimin e sëmundjeve të mushkërive dhe të kancerit.
Sipas të dhënave të hulumtuesve britanikë, në rrënjët e Kësulës së Bajkallit (Scutellaria baicalensis), ndohet substanca organike me emrin Flavon, e cila jo vetëm që ka cilësi antivirale, por mundëson vrasjen e qelizave malinje.
Biologët kanë zhvilluar eksperimente mbi kafshë dhe kanë konstatuar se flavonet ndalin përhapjen e kancerit.
Njëra nga 50 bimët më mjekuese që përdoren në mjekësinë tradicionale kineze, Kësulla e Bajkallit (scutellaria baicalensis) vlen për prodhimin e adaptogenit, ndërsa prodhimet e bëra nga rrënja e saj kanë shumë cilësi shëruese: antibakteriale, antialergjike, antidaretike, antioksidative.
Me origjinë është nga rajoni i Irkutskit në Bajkall, ndërsa tash rritet edhe në Lindjen e Largët, në Mongoli, në Tibet, kryesisht në terrene shkëmbore, vështirë të qasshme.Ithtarët e mjekësisë alternative shpesh përballin qëndrimet se cilat janë cilësitë kryesore të kësaj bime: të qetësojë ose të rregullojë shtypjen e gjakut, transmeton Koha.net. Kësula, siç njihet me emër të popullarizuar, zgjeron enët e gjakut, ngadalëson punën e zemrës, qetëson kokëdhembjen, “dëbon” pagjumësinë. Në rastin e presionit të lartë të gjakut ka veprim parandalues që në shfaqje të parë, që inhibon aktivitetin e sistemit nervor.
Një lugë rrënje të bluar të Kësulës së Bajkallit të hidhet në një gotë me ujë të valuar. Të lihet në të disa orë (mundësisht në termos ose në ndonjë enë të mbylltë që e ruan temperaturën), të kullohet dhe të mirret nga një lugë katër deri pesë herë në ditë para buke.
Çaji forcon gjithë organizmin. Kjo tinkturë përgatitet me maceracion – duke ekstraktuar bimën e Kësulës së Bajkallit me 70 për qind alkool në raport 1:2. Herë pas herë të tundet ena. Përfitohet tretja e kuqërremtë në të murme me shije të hidhur , ndërsa merret 20 deri 30 pikë dy deri tri herë në ditë, e përzier me ujë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pse e ecura është më e dobishme se vrapimi për personat që duan të humbasin peshë
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar