Pyetjet e drejtuara vetvetes në lidhje me ndjenjat që provoni apo nuk provoni ndaj dikujt të veçantë janë disi të vështira! Ne menduam t’jua lehtësonin sadopak përgjigjet nëpërmjet këtij artikulli
Kalon kohë me partneren tënde, jeni mirë bashkë dhe jetoni momente të lumtura, por kur diçka nuk funksionon fillon të pyesësh veten nëse je ende i dashuruar. Ja se cilat janë sinjalet kryesore nga të cilat do të kuptosh se çfarë po ndodh me historinë tënde.
Ajo nuk është më një prioritet
Mërzitesh po të qëndrosh me partneren tënde? Nëse në pjesën më të madhe të rasteve do të preferoje të bëje ndonjë gjë tjetër sesa të kaloje kohë me të, ky është një sinjal i keq. Nuk bëhet fjalë të rrini bashkë 24 orë në 24, por duhet ta pranosh se kur ishit të dashuruar, i jepje rëndësi partneres tënde mbi gjithçka. Nëse tani preferon të punosh ndonjë orë më shumë sesa të kthehesh në shtëpi, do të jesh dakord që dashuria është zbehur.
Mendon vetëm për veten
Empatia zhduket bashkë me dashurinë. Nëse më parë tentoje që partnerja jote të ishte e lumtur në rritjen e saj personale/profesionale, që t’ia dilte të realizonte ëndrrat e saj…dhe tani vë në plan të parë interesat e tua, ky quhet egoizëm dhe nëse ai paraqitet në sasi të madhe mund ta prishë lidhjen.
Nuk e duron dot më
Gjërave që më parë nuk u jepje rëndësi, tani nuk arrin t’i durosh. Zhurma që bën kur ha, batutat e saj të njëjta, mënyra se si e shtyp tubetin e kolinozit…praktikisht gjithçka të ngre nervat. Kështu që, nëse vini re detaje të parëndësishme të cilat ju bezdisin, është një sinjal.
Grindeni gjithmonë
Askujt nuk i pëlqen të grindet, por ndërkohë që më parë urreje të kishe një diskutim dhe shqetësoheshe se kjo gjë mund shkaktonte efekte negative në marrëdhënien tuaj, tani është diçka që ndodh çdo ditë dhe bashkë nuk arrini kurrë të gjeni një zgjidhje. Mos u sforco për të bërë një hap mbrapa për të arritur një marrëveshje, përkundrazi në disa raste grindu me dashje për të kuptuar se sa keq mund të shkojë marrëdhënia.
Jeni indiferent
Nuk kaloni shumë kohë bashkë dhe u jep më shumë rëndësi momenteve në të cilat mund të qëndrosh vetëm. Është me të vërtetë e domosdoshme të qëndrosh në zyrë deri vonë? Duke bërë kështu do të ndihesh i lehtësuar, por kjo gjë ama nuk ndodhte kurrë më parë! Kërkon gjithmonë të dalë e jotja dhe kështu kalojnë ditë të tëra pa u parë dhe pa u dëgjuar me të…kjo gjë të bën indiferent.
Mendon se meriton më shumë
Edhe pse kaloni momente të bukura bashkë, vazhdon t’i përsëritësh vetes se mund të kesh përkrah një partnere më tërheqëse, inteligjente dhe me humor. Por, në momentin që e bënë këtë gjë, duhet të jesh shumë i sigurt me veten tënde në të vlerësuarin se me të vërtetë meriton më shumë dhe se partnerja jote ka fituar lotarinë kur të ka njohur. Nëse ndihesh i sforcuar, rivlerësoje edhe një herë historinë tënde…
Kërkon alternativa
Kur në jetën tënde vjen një person nga i cili je i tërhequr dhe me të shkon në shtrat, të tradhtosh posaçërisht partneren tënde nuk është asnjëherë një aksident. Nëse gjatë kohës kur ecën rrugës ngacmon çdonjërën ose nëse i kërkon ndonjë shoqeje të të njohë me ndonjërën, këto janë sinjale të qarta se dashuria ka mbaruar dhe se po kërkon rrugë shpëtimi.
Eviton kontaktin fizik
Nuk mbaheni më për dore, nuk ndiheni më i qetë kur përqafoheni dhe dhënia e puthjeve është kthyer në një sforco të madhe. Për të mos folur pastaj për seksin, shkruan Shqip. Nëse kryeni marrëdhënie seksuale pa përfshirë emocionet atëherë jeni në krizë.
Nuk e njeh më
Nuk arrin të kujtosh motivin për të cilin ndiheshe aq i tërhequr prej saj…mendon se mund të ketë ndryshuar, apo kushedi ke ndryshuar edhe ti shije! Pra nuk gjen më asgjë interesante te partnerja jote dhe nuk e njeh më, aq sa mund të mendosh se është një person totalisht ndryshe nga ajo që ke dashur.
Nuk e respekton më
Një nga aspektet më të rëndësishme të jetës në çift është respekti reciprok. Por nëse s’e ke problem t’i thuash se ajo nuk vlen asgjë, se nuk ndien keqardhje, pasi e ke poshtëruar apo nëse e ke bërë të ndihet keq në publik është e qartë se dashuria është zhdukur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRisi dhe trende në mobilimin e shtëpisë: Këshilla dhe ide kreative!
Çfarë nuk duhet të zbuloni për veten tuaj në punë: Shumë njerëz bëjnë gabime
Tri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Dashuria për veten: Çka është dhe si ta kultivojmë ?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Vetëm kështu do të lani xhupin me pendla në shtëpi, por që të mos prishet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp