Çdo qeveri marksiste në histori ka qenë një përvojë shtypëse. Marksistët – duke lënë mënjanë ata që mbrojnë regjimet marksiste ekzistuese – e konsiderojnë këtë një koincidencë të çuditshme që nuk ka të bëjë me ideologjinë marksiste. Kohët e fundit unë shkrova për këtë, duke pasur parasysh rishfaqjen e mendimit marksist mes disa rretheve intelektuale të majta. Në një ese në gazetën In These Times, Tyler Zimmer shkruan diçka që ai e konsideron përgjigje, por ajo në fakt vërteton argumentet e mia.
Ideja ime është që problemi i marksizmit gjendet te modeli i të drejtave ekonomike të tij bazuar në ndarjen klasore. Liberalizmi beson në të drejta politike për të gjithë, pavarësisht ideve të tyre. Marksistët mendojnë që të drejtat politike u përkasin vetëm atyre që flasin në emër të të shtypurve – shkurt, njerëz që janë dakord me marksistët.
Zimmer fillon duke këmbëngulur se regjimet e vetëquajtura marksiste, si: Bashkimi Sovjetik, Kina Maoiste, Kuba, Koreja e Veriut etj., liderët e të cilëve përkrahnin mendimin marksist, nuk ishin hiç marksistë të vërtetë (Zimmer: “Ato monstra autoritariste, thuajse nuk kishin të bënin fare me atë që Marksi vetë tha ose bëri”). Zimmer vazhdon të shpjegojë pse ideja liberale që çdokush duhet të gëzojë të njëjtat të drejta për të shprehur idetë e tyre politike është një dështim, dhe parashtron konceptin marksist se çfarë kuptimi ka vërtet fjala e lirë.
“Marksistët e vlerësojnë fjalën e lirë sepse ata janë të përkushtuar për të ndërtuar një shoqëri ku të gjithë mund të vendosin për çështje me interes publik në mënyrë demokratike, si të barabartë të vërtetë. Prandaj, marksisti e shpjegon vazhdimisht se fjala e lirë që synon të dominojë ose të margjinalizojë të tjerët duhet të sfidohet dhe jo të mbrohet: Kjo bie ndesh pikërisht me vlerat që frymëzojnë përkushtimin tonë ndaj fjalës së lirë… Kjo shpjegon pse, po citoj Jelani Cobb, ‘liria për të ofenduar të fuqishmit nuk është ekuivalente me lirinë për të dhunuar ata që janë relativisht të pafuqishëm.’ Kjo ofron gjithashtu një bazë parimore, të vazhdueshme për të kundërshtuar dhe prishur veprimet publike të organizatave raciste të hapura që kërkojnë të nënshtrojnë, lëndojnë, përdorin ose margjinalizojnë të tjerët… Qëllimi (socialist) për të bashkëpunuar dhe qeverisur jetën publike bashkë si të barabartë, na jep ne një kriter parimor për të përcaktuar cila formë e fjalës lirë meriton mbrojtje e cila jo”.
Zimmer po artikulon kritikën standarde të së majtës kundër liberalizmit politik, dhe gjithë ideologjitë jotolerante, marksiste e të ngjashme, ndjekin të njëjtën strukturë bazë. Këta kritikë e hedhin poshtë nocionin liberal të fjalës së lirë, si një të mirë pozitive që e gëzojnë gjithë qytetarët. Ata i kategorizojnë idetë politike të bëra ose në emër të klasës shtypëse ose të klasës së shtypur (marksizmi tradicional i përkufizon këto klasa në terma ekonomikë; variantet më moderne i zëvendësojnë ose shtojnë identitetet racore ose gjinore). Nga kjo premisë, ata arrijnë në konkluzionin e tyre se avokatia politike në emër të të shtypurve e shton lirinë dhe avokatia politike në emër të shtypësve e shkatërron atë.
Nuk kërkohet ndonjë imagjinatë e shfrenuar për të hequr një vijë mes kësaj ideje dhe Gulagut (kampet e internimit). Ndarja mes teorisë politike marksiste dhe sjelljes së provuar të regjimeve marksiste është e hollë si letër cigareje. Kjo teori për fjalën e lirë i jep licencë çdo partie që e identifikon veten si përfaqësuese e të shtypurve të ndalojë gjithë opozitën (gjë që, sipas këtij përkufizimi, kundërshton të drejtat e të shtypurve). Kur marksistët i rezervojnë vetes të drejtën të përcaktojnë “cilat forma të shprehjes meritojnë mbrojtje dhe cilat jo”, rezultati i shqyrtimit është i dukshëm. Në SHBA-n e sotme, këto ide janë të kufizuara nga fakti që vetëm në disa komunitete të caktuara (si në universitete), e majta joliberale ka fuqinë të zbatojë vizionin e saj, edhe aty është e përmbajtur nga kushtetuta e SHBA. Nëse idetë joliberale do të fitonin më shumë pushtet, shkalla abuzive e tyre do të rritej.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës