LAJMI I FUNDIT:

Ja pse seksi është më i mirë në moshë të mesme

Ja pse seksi është më i mirë në moshë të mesme
Couple touching foreheads in bed

Një eksperte e seksit ka treguar pse seksi është më i mirë gjatë të 40’ave sesa gjatë të 20’ave.

Ekspertja e seksit, Samantha Evans shkruan artikuj të shëndetit seksual për “Healthista”. Ish-infermierja tani ka një ueb-faqe të lodrave të seksit me burrin e saj.

Ajo thotë se seksi gjatë të 20’ave është i mirë, por gjatë të 40’ave është më i miri ndonjëherë.


Ajo beson se seksi bëhet më i mirë me moshën dhe thotë se produkte të ndryshme mund ta bëjnë edhe më të mirë ndjenjën e seksit.

Arsyeja pse seksi është më i mirë gjatë të 40’ave është se ju keni kohë të bëni më shumë seks – tri deri në katër herë në javë.

Përfitimet nga të bërit seks janë të mëdha, prej lirimit të hormonit të ndjenjës së mirë, e deri tek reduktimi i stresit, gjumi më i mirë dhe lëkurë më e bukur, seksi ju ndihmon në të gjitha aspektet.

Gjatë të 40’ave, ju nuk jeni më i ri dhe e dini saktë se çfarë do partneri dhe çfarë doni ju. Ju thjeshtë e dini se çfarë ju ndezë dhe çfarë ju kënaq juve dhe partnerin tuaj.

Për këtë arsye, seksi bëhet gjithnjë e më i mirë me moshën, ku “seksi i artë” arrihet gjatë të 40’ave.