LAJMI I FUNDIT:

Sindikalistët kërcenojnë Qeverinë dhe Kuvendin me ndalje të rrymës

Sindikalistët kërcenojnë Qeverinë dhe Kuvendin me ndalje të rrymës

Federata Sindikale e Pavarur Elektrokosova (FSPE) përmes një konference për media do të bëjë publike siç thonë ata, një mashtrim që u është bërë nga Qeveria e Kosovës, më saktësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në një komunikatë për media, Rashit Gashi si sekretar i kësaj federate thotë se nga kjo ministri janë mashtruar disa javë më parë dhe nuk do të rrinë të qetë.

“Protesta nuk sigurojmë që do të kaloj e qetë madje do të tentojmë t’i ndërpremë edhe Energjinë Elektrike Qeverisë, Kuvendit dhe Ministrisë në fjalë në shenjë revolte për këtë mashtrim që na e kanë bërë dhe të cilin do ta bëjmë publik gjatë Konferencës”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/