LAJMI I FUNDIT:

Havolli: Vizitat e Kryeministrit nëpër komuna në funksion të koordinimit të politikave

Havolli: Vizitat e Kryeministrit nëpër komuna në funksion të koordinimit të politikave

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës ka folur në lidhje me vizitat e fundit që kryeministri  ka bërë nëpër komunat e Kosovës.

“Si vizitat e vitit të kaluar nëpër komuna, edhe këtë vit, por edhe vizitat e kryetarëve të gjitha janë në funksion të koordinimit të politikave të përgjithshme të qeverisë me qëllim të forcimit të zhvillimit ekonomik”, tha ai.

Për vizitën e Mustafës në regjionin e Dukagjinit e sidomos në Pejë, Havolli tha se ai asnjëherë nuk u pyet për cështjen e Demarkacionit sepse sipas tij kjo cështje tashmë është qartësuar.


“Qytetarët që kanë qenë aty nuk e kanë përmendur këtë cështje, fokusi ka qenë në zhvillimin ekonomik. Kur gjërat sqarohen në mënyrë të drejtë prej të gjitha komisioneve edhe atyre ndërkombëtar, natyrisht që edhe shqetësimet e tyre shkojnë duke u qartësuar”.

Havolli ka thënë se vizitat e tij nuk kanë të bëjnë me ndonjë fushatë të mundshme për zgjedhje të parakoshme si dhe sipas Havollit është vetëm rastësi pse këto vizita po kryhen në këtë kohë e jo në kohën e protestave të opozitës.

“Këto vizita kanë qenë edhe vitin e kaluar, gjithë këto vizita kanë qenë pa marrë parasysh situatës e përgjithshme politike, nëse i referohemi opozitës ato natyrisht që e përqojnë mesazhin tek qeveria, e cila i ka adresuar. Njëra ndër vizitat më domethënëse kanë qenë në Vushtrri, Obiliq që ka ndodhur para protestës e cila më vonë është anuluar”, tha ai.

Por ai ka thënë se edhe pse Mustafa dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar disa kohë më parë janë “sulmuar” nga përkrahësit e opozitrëve, ata prapë se prapë kanë dal në terren. Mirëpo ai e pranon se tashmë situate është më e mirë.

“Tash është një situatë më e këndshme, sepse po zhvillohet një bisedë edhe me bizneset. Është situatë më e këndshme kur i sheh reflektimet e politikave ekonomike”.

Havolli nuk e ka përjashtuar edhe kryeqytetin në vazhdën e vizitave që Mustafa po bënë në komunat e Kosovës.

“Mund të vizitohet një ditë edhe Prishtina. Ne edhe vitin e kaluar kemi pasur takim me udhëheqësin e Prishtinës për disa projekte”.

Për zbulimin më të madh gazetaresk “Panama Papers” dhe përfshirjen e mundshme të politikanëve kosovarë, Havolli ka thënë se nuk di më shumë se sa informatat që i ka marrë në media.

“Nuk ka ndonjë informacion për përfshirjen e Kosovës, ne i kemi të njëjtat informata që i keni edhe ju. Nuk do të ketë ndonjë rast që ndërlidhet me zyrtarët e qeverisë së Kosovës”, tha Havolli.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori