LAJMI I FUNDIT:

Policia, Dogana dhe Agjencia e Ushqimit me detyra shtesë nga MSA-ja

Policia, Dogana dhe Agjencia e Ushqimit me detyra shtesë nga MSA-ja

Grupi Punues për Vlerësimin e implementimit dhe rishikimin e planit të veprimit të strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufirit(MIK) për vitin 2013-2018, kanë mbajtur punëtorinë, ku është bërë vlerësimi i përgjithshëm iplanit të veprimit.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Brendhsme, në kundër të planit të veprimit është bërë plotësim-ndryshimi për tri shtyllat kryesore të MIK-ut.

“Për shtyllën e parë, bashkëpunimi brenda autoriteteve, bashkëpunimi në mes autoriteteve dhe shtyllën e tretë, bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit. Qëllimi kryesor i rishikimit të planit të veprimit ka qenë vlerësimi i planit aktual të veprimit dhe plotësimi me detyra të reja në raportet me MSA-në dhe për planin zhvillimor të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit. Të gjitha rekomandimit të dala nga raporti i progresit për MSA-në, për MIK-un dhe të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për drogat janë të përfshira në detyra konkrete për të tria agjencitë si: Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Rëndësi e veçantë n ë planin e ri të veprimit është paralajmërimi i hershëm dhe shkëmbimi i informatave për autoritet që janë të përfshira në MIK.


Në këtë punëtori kanë marrë pjesë edhe organizata ndërkombëtare partnere si:EULEX, ICITAP, EXBS dhe IOM. Kjo punëtori është financuar nga UNHCR. /Telegrafi/