Qentë, majmunët e madje edhe bletët – që të gjithë përdorin medikamente p.sh. ekstraktet e bimëve për t’u mbrojtur nga parazitët.
Studiuesit shpresojnë, se dija mjekësore e kafshëve mund të jetë e vlefshme për njerëzit.
Kozmetikë zvarranikësh
…ato përdorin helmin e shumëkëmbëshit, për të lyer trupin. Ky i mbron prej mushkonjave – këto dije mjekësore kafshët i kanë mësuar prej vëzhgimit mijëravjeçar dhe i kanë përçuar brez pas brezi.
Receta kundër parazitëve
Çfarë bëjnë majmunët, si kjo shimpanze, kur vuajnë prej diarresë apo malaries për shkak të parazitëve? Ato shfrytëzojnë vetitë kuruese të bimëve. Studiuesit kanë zbuluar, se shimpanzetë përshkojnë rrugë të gjata për të gjetur bimën “Aspilia”.
Pastrues ndaj parazitëve
Gjethet e ashpra të Aspilias stimulojnë lëvizjet e zorrëve dhe u ndihmojnë shimpanzeve që t’i ekstradojnë më shpejt parazitët dhe shiritin e zorrëve. Në këtë mënyrë ato e minimizojnë prekjen prej parazitëve. Edhe njerëzit në Tanzani e shfrytëzojnë efektin kurues të kësaj bime.
Kumbulla çudibërëse
Edhe kumbulla e zezë, ose Vitex Doniana përdoret prej majmunëve. Ajo ndihmon në rastin e pickimit nga gjarpërinjtë. Gjithashtu ajo ka efekt qetësues pas sëmundjeve virale si ethet e verdhëzës apo për zbutjen e dhimbjeve nga menstruacionet – e kjo jo vetëm tek majmunët, por edhe tek njerëzit.
Duke mësuar nga prindërit
Qengjat vëzhgojnë mënyrën e të ngrënit të nënave të tyre dhe identifikojnë veçoritë e dobishme të ushqimeve. Dythundrakët kur preken nga parazitët ushqehen me bimë që kanë përqendrim të lartë tanine, konstatojnë studiuesit e Universitetit të shtetit Utah. Kur ata e kanë luftuar infeksionin, hanë sërish bimë si zakonisht.
Alkooli bën mirë për të vegjlit
Alkooli i mbron pasardhësit e mizave të frutave. Nëse gjejnë parazitë në afërsi të tyre, femrat i lëshojnë vezët tek frutat e thartuara. Kur larva ha ushqim me përmbajtje alkooli parazitët që i kanosen asaj ngordhin.
Bar natyror shërues për larvën me push
Edhe larva, ose „ariu me lesh“, ka një bar shtëpiak. Ajo preferon të hajë bimë me përmbajtje alkaloidi, kur vuan prej parazitëve.
Një gonxhe toksike si fole
Flutura mbretëreshë (Danaus plexippus) i mbron larvat e saj duke i lëshuar vezët në bimët e mëndafshit. Këto bimë kanë një përqindje të lartë cardenolidesh, të cilat janë helmuese për ata që i hanë.
Substanca vepruese antibakteriale e mjaltit
Bletët prodhojnë dyllin e bletës, që ka rëndësi ekzistenciale për koloninë. Ato prodhojnë të ashtuquajturin propolis me të cilin izolojnë hyrjet e foleve të tyre. Në këtë mënyrë ato mbrohen prej sëmundjeve. Edhe njeriu e përdor këtë rrëshirë natyrore, sepse ajo ka efekt antibakterial, zbut dhimbjen dhe mbron nga infeksionet.
A ke një cigare?
Në Meksikë trumcakët me vetëdije të plotë grumbullojnë në foletë e tyre bishta cigaresh. Nikotina ka efekt veprues kundër acarieve (një lloj merimange). Studiuesit megjithatë mendojnë, se bishtat e cigareve njëkohësisht e dëmtojnë shëndetin e zogjve.
Edhe mishngrënësit i preferojnë barishtet
Shumë njerëz që mbajnë mace e qen e njohin reagimin e shtëpiakëve të tyre kur ata hanë bar. Arsyeja përse ata hanë bar ka të bëjë me çrregullimet në stomak. Barishtet bëjnë efekt duke provokuar vjelljen për pastrimin e stomakut.
Bimët toksike eukaliptike që përfundojnë sërish në dhe
Koala (Phascolarctos cinereus) ushqehet me qindra lloje bimësh eukaliptike. Por nëse këta arushë hanë ndonjëherë bimën e gabuar, ato pas kësaj hanë menjëherë dhe. Dheu i neutralizon lëndët toksike.
Kozmetikë në pyjet tropikale
Majmunët kapucinë nuk kanë në dispozicion rrjeta për t’u mbrojtur prej mushkonjave. Ndaj ato kanë gjetur një tjetër mjet mbrojtës për të shpëtuar prej këtij insekti pickues. Këta majmunë lyhen me një lëndë speciale që mbron prej insekteve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Tri shenjat e zodiakut që janë më të prira ta thyejnë zemrën e një Dashi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A