Të nderuar, miq, bashkëkombës te mi, vëllezër e motra të gjakut dhe kombit tim!
Nëse Qeveria Thaçi-Mustafa do të përpiqej ta ndalonte marrëveshjen për gllabërimin dhe zhvatjen e trevave dhe tokave shqiptare nga Mali i Zi, e po ashtu ta zhbëjë edhe marrëveshjen për “Zajendnicën”, kjo do të mjaftonte.
JU lutem shumë, si ka mundësi që disa qeveritarë të nivelit shtetërorë dhe atij lokal, të heshtin para gllabërimit të trevave të Rugovës që po i rrëmben Mali i Zi.
Tani nuk po dua të spekulojë me sipërfaqen e këtyre trevave, por si duket kjo është një sipërfaqe mjaft e madhe. Këtë nuk po mundem ta besoj e as ta kuptojë prej qeveritarëve të nivelit shtetëror, e lëre më prej këtyre qeveritarëve lokalë, të cilët e dinë fare-fare mirë si është realiteti këtu në Pejë-Rugovë!
Shqiptarët, në përgjithësi, e rugovasit në veçanti kanë tjetër edukatë nga pikëpamja e edukimit në patriotizëm, karshi Evropës dhe vendeve tjera të zhvilluar në botë. Kjo sepse e kanë traditë dhe trashëgimi nga të parët e tyre, ruajtjen e trevave të tyre shekullore!
A e dini ju, shqiptarë të mi të dashur, se malazezët e pranojnë, madje edhe vet Çakorrin si kufi. Ata përmes këngëve të tyre që i këndojnë në lahutë, këtë e dëshmojnë vet. Në këtë kontekst, sa për ilustrim, mjafton ta cekim një këngë të tyre, të cilën ata e këndonin dhe vazhdojnë akoma ta këndojnë në lahutë, me instrumentin tone, të cilin sikur tokat e Rugovës, po ashtu e gllabëruan nga ne. Kënga ia thotë kështu: “Od Čakora pa do mora, prostire se Crna Gora” (Nga Çakorri e gjerë në det, shtrihet Mali i Zi vet)!
E ne?!
Ah, ne po heshtim dhe po nënshtrohemi para disa diplomatëve të “sëmurë” të huaj, të cilët tashmë e kanë harruar detyrën e tyre për çfarë kanë ardhur në Kosovë – detyrën e ambasadorit. Ata kanë filluar të na caktojnë kufijtë, madje të na shpallin “gënjeshtarë” për faktet që ne i disponojmë. Qe besa edhe Kushtetutën tonë po na interpretojnë më mirë se ne vet!
Për këtë gjendje ku po ndodhemi ne tani, në këtë udhëkryq historik i cili po na përsëritet, nuk e di për të satën herë gjatë zhvillimeve të historisë tonë kombëtare, më së miri është përgjigjur profeti ynë kombëtar At Gjergj Fishta, me poezinë e tij: “Çohi të dekun”, të cilën ai e shkroi pasi që konferenca e ambasadorëve në Londër e copëtoi Shqipërinë në gjashtë pjesë: 1. Shqipëria e sotme e cila ngado kufizohet me pjesët e saja të shkëputura; 2. Çamërinë ia dhanë Greqisë; 3. Një pjesë tjetër ia dhanë Maqedonisë; 4. Kosovën ia falen Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene; 5. Lugina e Preshevës, Bujanovci dhe Medvegja, dikur ishin Kosova lindore; 6. Një pjesë tjetër ia dhanë Mal të Zi.
Një pjesë të kësaj poezie po e citoj në vazhdim:
Ah vaj! Ah kob! A ka ma zi n’ketë jetë?
A ka si i bahet kuj ma tepër dhun’?
Ehu! Shka do t’bajn, thue tash shqyptarët e shkretë; ata, qi m’vedi pas e kanë kanun’;
Ata qi n’dej kan gjak të Skanderbegut;
Qi sheklli mbajtë i ka për burra t’dheut?
Shka bajn shqyptarët?… Han fiq e kastraveca
E pijn’ mastik e qesin petlla n’uej;
E ngrehen rrugës e fryhen si gjeldeca;
E rrin tue kqyrrun udhës ushtarët e huej
Pale’a kanë ksulën gyp a se kapelë;
A ka uficiali kalin at apo pelë!
Shqiptarë: keni dëgjuar ju këta ambasadorë të “sëmurë” të flasin ndonjëherë si u shkel Lushtetuta jonë me marrëveshjen për “Zajednicën”? Unë jo! Keni dëgjuar ju këta ambasadorë të “sëmurë” të flasin ndonjëherë për shtrirjen e sundimit të ligjit të Kosovës në veri të Mitrovicës dhe në tri komunat e veriut të Kosovës? Unë jo! Keni dëgjuar ju këta ambasadorë të “sëmurë” të flasin ndonjëherë për zgjedhjet e Serbisë që po organizohen në Kosovë? Unë jo! Keni dëgjuar ju këta ambasadorë të “sëmurë”, të flasin ndonjëherë për funksionalitetin e Kosovës si shtet në tërë territorin e saj? Unë jo!
Si qytetarë i Kosovës së “lirë”, unë nuk po mundem me besu, çfarë po flet goja e disa njerëzve nga shkolla e Kumrovcit, e çfarë po dëgjojnë veshtë e mi. Si po mundet ky popull me i duru këta njerëz, si po mundet të hesht para tyre tij!?
A thua jemi robër!? Kjo për arsye se vetëm robi qëndron i gjunjëzuar para këtyre çmendurive që po na ndodhin në dëm tonin?!
Të dashur bashkëkombës të mi. Kjo ishte brenga ime kohëve të fundit që më detyroi ta shkruaj këtë tekst, të cilën desha ta ndajë bashkë me ju, dhe të shfryhej paksa mllefin tim!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje