LAJMI I FUNDIT:

Lirimi i Sheshelit, falimentim i Hagës

Lirimi i Sheshelit, falimentim i Hagës

Dragosllav Dedoviq

Në prag të shpalljes së vendimit për Sheshelin, spekulohej vetëm për masën e dënimit. Një prej spekulimeve ishte: nëse Shesheli dënohet me më pak se 19 vjet burg, ai do të ishte njeri i lirë, sepse të dënuarit janë liruar pas vuajtjes së 2/3 së dënimit, e Shesheli ka qenë në burgun e Hagës 11 vjet. Por, gjykatësi në Hagë konstatoi se Shesheli është njeri i lirë, që “nuk ka bërë krime”!

Shesheli ka qenë dhe mbetet njeri i urrejtjes. Veprimi i tij publik ka qenë gjithmonë i bazuar tek fyerjet ndaj grupeve të tjera etnike dhe i mbushur me urrejtje të artikuluar ndaj të gjithë të tjerëve e atyre që mendojnë ndryshe. Nuk ka aspak dilemë që ai në kuptimin moral, por edhe politik, i ka përgatitur “spastrimet etnike” dhe që ende është një prej më aktivëve në kërkesat për krijimin e një “Serbie të Madhe”. Përkundër të gjithave, ai u lirua nga Tribunali i Hagës nga të gjitha akuzat. Po pse?


Ai thjesht nuk ka qenë i akuzuar për përhapjen e urrejtjes ndëretnike dhe fetare, sepse e drejta ndërkombëtare nuk e trajton këtë nivel. Në vend të këtyre akuzave, prokuroria e papërgatitur dhe jo profesionale sa duhet, e ka akuzuar Sheshelin për përgjegjësi direkte për krime lufte, dhe krime kundër njerëzimit në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Tani po shihet që në 13 vitet e fundit, që prej paraqitjes së tij vullnetarisht në Hagë në vitin 2003, e drejta ndërkombëtare ka përjetuar një dështim total.

Të gjithë ata që e kanë ndjekur procesin kanë mundur të supozojnë se Sheshelin thjesht e kanë larguar nga Haga në vitin 2014, duke shpresuar mbase se kurrë nuk do ta shohin më, për shkak të sëmundjes së tij nga kanceri. Lirimi është bërë pa asnjë lloj detyrimi ndaj Beogradit për ta rikthyer Sheshelin në Hagë, nëse kërkohet. Dhe kjo dëshmon për një lloj kënaqësie të Tribunalit për largimin e Sheshelit nga Haga.

Shesheli ndërkohë është shëndosh e mirë e ndodhet në kulmin e fushatës elektorale. Haga është një prej temave qendrore në strategjinë e tij parazgjedhore. Në pankartat e tij nëpër Serbi ai shkruan vetëm një fjalë: “Fituesi!”. Gjykatësi në Hagë e ka shpallur tani si të tillë edhe zyrtarisht. Shesheli ende flet me fjalë fyese dhe ironizuese për vendin, ku ka kaluar 11 vjet, gjë që ndikon në rritjen e popullaritetit të tij në Serbi.

Përveç Partisë Radikale Serbe dhe Sheshelit, lirimit të tij do t’i gëzohen edhe miqtë e tij nga bota, siç janë Jean-Marie le Pen dhe Vlladimir Zhirinovski. Retorikë pakënaqësie publike, por njëkohësisht edhe kënaqësi të fshehtë personale, do të ketë edhe tek qarqet nacionaliste në Kroaci dhe në Bosnje-Hercegovinë. Ky vendim është për ta edhe një dëshmi tjetër se Serbia nuk ka ndryshuar dhe vetëm po i fsheh këmbët si gjarpri edhe kaq shumë vite pas lutës. Nga ky vendim nacionalistët do të përpiqen të përfitojnë politikisht.

Fshehurazi do të gëzohen edhe Aleksandar Vuçiqi dhe Tomisllav Nikoliqi në Serbi, ndonëse në reagimet e tyre do të mbahet distanca e duhur shtetërore. Kjo sepse prej konvertimit të tyre në “evropianë”, Sheshelin e kanë pasur si dëshmi se në krahun e djathtë nuk ekziston ndonjë alternativë e civilizuar politike.

Ata të cilët e kanë përjetuar vet politikën e spastrimeve etnike të Sheshelit dhe urrejtjen e tij, natyrisht që nuk do t’i gëzohen fare këtij vendimi të Hagës. Ata nuk do të kenë aspak mirëkuptim për këtë vendim të Gjykatës së Hagës. Si mund t’ua shpjegosh familjarëve të viktimave të njësisë vullnetare “Beli orlov” (Shqiponjat e Bardha) mangësitë dhe boshllëqet e së drejtës ndërkombëtare?

Ndërkohë bota ka brenga shumë më të mëdha se Sheshelin. Agresiviteti i Vojisllav Sheshelit, i cili manifestohet mes aftësisë për argëtimin e masave dhe brutalitetit të pafund, nuk do të shihet më në skenën e Tribunalit të Hagës. Serbia duhet ta mbajë tani këtë njeri të rrezikshëm. Ndërsa, vendimi për lirimin e Sheshelit, ndonëse mund të ndryshohet në shkallën e dytë, radhitet në listën e falimentimeve të një gjykate të mbingarkuar. Ky ka një simbolikë të thellë, kur kemi parasysh që qysh nga Mesjeta: Perëndia e Drejtësisë, Justicia, paraqitet me sytë e mbyllur.

Në trend

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Kalo në kategori