LAJMI I FUNDIT:

Bota sipas Donald Trump: Unë, bomba dhe NATO

Bota sipas Donald Trump: Unë, bomba dhe NATO

Nëse zgjidhet Donad J. Trump, favorit në garën republikane për Shtëpinë e Bardhë, mund të bllokojë blerjen e naftës nga Arabia Saudite dhe shtetet e tjerë të Gjirit, nëse këto shtete nuk angazhohen për të dërguar trupa tokësore kundër Shtetit Islamik. Dhe do të ishte i gatshëm të lejonte Japoninë dhe Korenë e Jugut që të ndërtojnë arsenalin e tyre bërthamor, në vend që të varen nga ai amerikan, për t’u mbrojtur prej Kinës dhe Koresë së Veriut.

Këto janë disa prej pikave kryesore të një interviste të gjatë, mbi temat e politikës së jashtme, që Trump ka dhënë për New York Times.

Duke folur për bërthamoren, keni thënë se SHBA duhet të jenë më të paparashikueshme. Do të donit që SHBA të jetë e para që të rend drejt armëve bërthamore, në rast konflikti?


Trump: E konsideroj absolutisht zgjidhjen e fundit të mundshme. Sipas mendimit tim, potenciali bërthamor është problemi më i madh i botës sonë. Nëse do të ishim të parët që përdorim armë bërthamore, mendoj se do të ishte gjë shumë e keqe. Dhe nuk do të doja që të isha unë i pari, që ta bëja këtë.

Çështja e Datagate dhe Eduard Snoudenit na ka zbuluar se SHBA kanë vënë në shfrytëzim një program shumë të madh përgjimesh të paligjshëm të vendeve aleate, përfshirë Izraelin dhe Gjermaninë. Ju do të ndiqnit këtë rrugë, apo do të ndërprisnit veprimtarinë e spiunazhit?

Trump: Preferoj të mos prononcohem. Do të doja të shihja se çfarë bëjnë shumë shtete, sepse e dini, disa prej tyre spiunojnë ne, amerikanët. Nuk mund të them se e bën edhe Gjermania, por të tjerët po. Në këtë kuptim, mendoj se Eduard Snoudeni na ka bërë një shërbim shumë të keq.

Keni folur për qëllimin tuaj, për të riparë përdorimin e torturës, pra për ta lejuar, që sidoqoftë është e ndaluar prej ligjeve ndërkombëtare; si mendoni se do i modifikoni normat në SHBA?

Trump: Marrim si shembull Brukselin. Tre-katër ditë përpara atentateve, kapën një super të dyshuar, apo jo?

LEXOJE TË PLOTË: “Unë, bomba dhe NATO”. Bota sipas Donald Trumpit

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

Botë
Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve

Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve

Mali i Zi
Udhëheqësit evropianë kritikojnë Musk-un që u tha gjermanëve të mos shohin 'nga e kaluara'

Udhëheqësit evropianë kritikojnë Musk-un që u tha gjermanëve të mos shohin 'nga e kaluara'

Evropa
Qeveria izraelite anulon udhëtimin e ministrit në Bruksel, duke përmendur kërcënime 'konkrete' të sigurisë

Qeveria izraelite anulon udhëtimin e ministrit në Bruksel, duke përmendur kërcënime 'konkrete' të sigurisë

Azia
Kalo në kategori