Për dy muaj e gjysmë në arkën e shtetit janë grumbulluar mbi 30 milionë euro vetëm nga akciza e duhanit. Krahasuar me periudhën e njëjtë janar – 15 mars të vitit të kaluar kjo shumë ka shënuar ngritje për më shumë se 12 milionë euro, pasi nga janari i këtij viti akciza në duhan është ngritur nga 28 euro për 1 000 copë që ishte në vitin 2015, në 41 euro.
Sipas njohësve të ekonomisë, ngritja e akcizës së duhanit ka efekt pozitiv, sepse e mbush arkën e shtetit, ndërsa efekt negativ sepse e stimulon rritjen e kontrabandës.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se gjatë periudhës janar 2016 – 15 mars 2016 sasia e importit të duhanit ka qenë 555.917.95 kg, që në total kap vlerën e 30.934.473,58 eurove. Sipas tij, krahasuar me vitin e kaluar, kjo shumë është rritur për më shumë se 12 milionë euro si shkak i rritjes së akcizës në duhan.
“Në Kosovë gjatë periudhës janar – 15 mars të këtij viti janë importuar sasi neto kg 555.917,95 duhan. Akciza për këtë sasi të duhanit kap vlerën e 23.606.657,30, ndërkaq TVSH-ja për këtë shumë ka qenë 6.294.722,89 euro.
Në total të hyrat nga akciza e duhanit janë 30.934.473,58 euro”, ka thënë Stavileci, duke shtuar se sasia e duhanit e importuar për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka qenë 18.792.335,65 euro.
“Gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2015 sasia neto në kg e importuar ka qenë 407.877,67 euro, akciza 14.218.440,00 euro, TVSH-ja 3.741.038,94 euro. Në total të hyrat kapin vlerën e 18.792.335,65 eurove”, ka thënë Stvileci.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se vendimin e Qeverisë së Kosovës për ngritje të akcizës së duhanit duhet konsideruar pozitiv sa i përket aspektit të mbushjes së arkës buxhetore dhe destimulimit të duhanpirësve.
“Rritja e akcizës së duhanit padyshim se ka ndikim në rritjen e buxhetit, por në këtë rast dëmtohen bizneset legale që importojnë duhanin, ndërsa për kontrabanduesit e duhanit mund të shërbejë si një shtrat i mirë i veprimtarisë së tyre, pasi ata nuk kanë arsye ta rrisin çmimin e duhanit dhe kështu konsumatori final mund të orientohet për blerje të duhanit te këta kontrabandues. Këtë e them sepse rrjeti i kontrabanduesve të duhanit, edhe në nivel botëror, por edhe në Kosovë, është shumë i organizuar. Siç e dini, vetëm gjatë këtij muaji nga Dogana e Kosovës janë konfiskuar cigare në sasi të përafërt prej shtatë milionë fijesh me vlerë tregu prej gjysmë milioni eurosh”, është shprehur Kadriaj.
Ndërkaq sa iu përket shteteve dhe markave që kryesojnë në import të duhanit janë: Gjermania, Polonia, Kroacia, Rumania dhe Bullgaria me markat “Marlboro” dhe “Lucky Strike”. “Shtetet nga më së shumti importohet janë: Gjermania, Polonia, Rumania, Kroacia, Bullgaria etj., ndërsa më së shumti të importuara janë markat ‘Marlboro’, ‘Lucky Strike’, ‘Ronhill’, ‘Ronson’, ‘Prestige’ etj”, ka deklaruar Stavileci.
Në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, akciza në duhan është rritur për 6 euro për 1 000 copë duhan, pasi në bazë të vendimit 16/12 të datës 24.3.2015 për 100 copë duhan është paguar akcizë 35 euro, kurse katër muaj më vonë akciza për duhan ishte ngritur, pasi në bazë të vendimit 04/39, të datës 2.7.2015, akciza është ngritur në 38 euro, për të vazhduar kështu ngritja në 41 euro për 1 000 copë duhan në vitin 2016. /Epoka e Re/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë
![Freski maksimale, shpenzime minimale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-141-380x233.jpg)
Freski maksimale, shpenzime minimale
![BQK tregon sa është vlera e remitencave që dërgoi diaspora për muajin maj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/remitenca-kosove-evrope-380x233.png)
BQK tregon sa është vlera e remitencave që dërgoi diaspora për muajin maj
![AKP ofron për shitje 47 lokale e prona atraktive në disa rajone të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Logo-AKP-Vertikal-2-380x233.png)
AKP ofron për shitje 47 lokale e prona atraktive në disa rajone të Kosovës
![A po don me fitu ni Vespa?!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/b87c97c2-a046-48bc-adee-30977091d606-380x233.jpg)
A po don me fitu ni Vespa?!
![Fito me IP Petrol!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/foto-kryesore-380x233.jpg)
Fito me IP Petrol!
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
![Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5-12-380x233.jpg)
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
![Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-171-380x233.jpg)
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë