Me rastin e shënimit të 17 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet e forcave të sigurisë të Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë, tubime përkujtimore u mbajtën në disa qytete të Serbisë. Megjithëse i ngarkuar me punë, gjeta kohën që të ndjek emisionin e lajmeve satelitore në Televizionin e Serbisë, ku kronika të njëpasnjëshme flisnin “për agresionin ushtarak, viktimat e shumta dhe dëmet materiale”.
Ngjarja e bombardimeve rastisi në të njëjtën ditë me dënimin prej 40 vjetësh burgim nga gjykata ndërkombëtare e Hagës për Radovan Karagjiqin, i cili udhëhoqi serbët e Bosnjës drejt – kjo në fjalët e Gjykatës së Hagës – gjenocid i qëllimshëm me qellim të pastrimit kombëtar të popullatës joserbe nga rajonet e tyre”.
Këto dy momente nxitën kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të bëjë deklaratë shqetësuese, brengosëse dhe gati arkaike në qytezën e Varvarinit, ku u përpoq që të barazojë viktimën me gjakësorin, politikë kjo e njohur tashmë në Beograd. Zotëria, përpara shumë bashkëqytetarëve të tij, villte mllef e vrer ndaj bombardimeve, citonte jetët e humbura dhe amnistonte indirekt Radovan Karagjiqin duke i mëshuar teoremës se “lufta ishte imponuar ndaj serbëve”. Ajo çfarë është lemeritëse nga fjalimi i një burrështetasi të vendit që ka filluar katër luftëra në 10 vjet, ishte fakti se Vuçiqi nuk ishte në gjendje të pranojë arsyet se pse pikërisht fillojë fushata e bombardimeve mbi vendin e ti, dhe pse u dënua Radovan Karagjiqi për gjenocid.
Ky vajator i papenduar, një ditë më vonë mblodhi Qeverinë e tij, për të debatuar me vetëm një pike të rendit të ditës: Çështja Karagjiq. Pas takimit, ministri serb i Drejtësisë fliste për “nuanca e qëllime antiserbe” e prapë si vinte në gojë fqinjët e përvuajtur nga politikat gjakatare serbe.
Fakti se rreth 13000 viktimat e luftës në Kosovë shkojnë si të paqenë në sytë e tij dhe se krimet paramesjetare që forcat serbe ushtruan mbi popullatën civile në Bosnje ende nuk njihen nga ai dhe populli i tij për atë çfarë në të vërtetë kanë qenë, pra gjenocid me qellim shfarosjen, të bën të mendosh se mos po flitet kot për pajtimin dhe konsolidimin në Ballkan?
Në të njëjtën katrahurë politike janë mjerisht edhe politikanët serbë të Kosovës që edhe pse marrin rrogat ministrore dhe shfrytëzojnë makinat e shtrenjta qeveritare të shtetit të Kosovës, vazhdojnë ta shohin Kosovën si shtetin që duhet luftuar me të gjitha forcat. Ata janë po ashtu përgjegjës që të udhëzojnë popullatën e tyre drejt integrimit në shtetin e Kosovës dhe mbi të gjitha të kërkojnë falje të njëmendët dhe të përshpirtshme për krimet shfarosëse që serbët i kanë bërë në Kosovë.
Shpesh, madje tashmë e tepruar në diskursin politik në Ballkan, flitet për pajtimin dhe për shembullin e Gjermanisë dhe Francës që nga agresorë shekullorë krijuan shtëpinë e përbashkët politike, ekonomike dhe monetare me emrin Bashkimi Evropian. Gabimi në këtë metaforë, kur flitet për Ballkanin dhe mundësinë që të gjithë një ditë të mendojmë si Evropa e qytetëruar është se si Gjermania, ashtu edhe Franca, por edhe Italia, e Holanda, kanë kërkuar falje dhe kanë pranuar të keqen e shkaktuar në luftë. Madje, numri i gjermanëve që për të kërkuar falje për përgjegjësinë kolektive dhe individuale kanë vizituar Belgjikën në vitet 1950-70 thuhet të ketë qenë gati i përafërt me pelegrinazhet në Vatikan të katolikëve gjermanë.
Shih për këtë, vjen përfundimi: Evropës i duhet paqe, rehati e stabilitet, por pyetja thelbësore është se a mund të arrihet paqe me vajator nxitës dhe të papenduar?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës