LAJMI I FUNDIT:

Shea: Intervenimi i NATO-s, kundër spastrimit etnik në Kosovë

Shea: Intervenimi i NATO-s, kundër spastrimit etnik në Kosovë

NATO-ja ka qenë e bindur se nuk është duke shkelur të drejtën ndërkombëtare, përkundrazi, është mbështetur në të kur vendosi ta bombardojë ish-Jugosllavinë në vitin 1999. Kështu ka thënë Jamie Shea, i cili ka qenë zëdhënës i NATO-s gjatë kohës së bombardimeve, ndërsa aktualisht është zëvendësndihmës i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për Zhvillim dhe Sfidat e Sigurisë.

Shea në intervistën dhënë “Kohës Ditore” ka deklaruar se Milosheviqi me veprimet e veta kishte minuar sovranitetin e shtetit, pasi u bë rrezik për popullin shqiptar dhe për komunitetin e gjerë ndërkombëtar.

Duke folur për zhvillimet e atëhershme, Shea, i cili punon në NATO, që nga viti 1980, ka thënë se Aleanca Veriatlantike ka qenë e vetëdijshme se fushata ajrore nuk do të çonte menjëherë në rënien e Milosheviqit. Por, qëllimi i fushatës, siç ka thënë Shea, ishte krijimi i rrethanave për diskreditimin e politikave të dhunshme të Milosheviqit.


Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, sipas Sheas, ka shënuar një hap përpara në doktrinën e përgjegjësisë për të mbrojtur popullatën prej qeverive që përcaktohen t’i shkelin të drejtat e njeriut.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori