Pamjet e pahijshme në shkolla, sjelljet e pahijshme të nxënësve e mësimdhënësve, dukuritë negative në shkolla, papërgjegjësia prindërore dhe mungesa e taktit pedagogjik të mësimdhënësve, nuk janë dukuri që kanë filluar të ndodhin ditët e sotme. Fatkeqësisht, këto gjëra të këqija e të pahijshme, të cilat i kanë vënë hije të keqe institucioneve arsimore në vend, janë pasojë e një krize të rëndë shoqërore e kulturore që e ka mbërthyer shoqërinë tonë tash e sa vite.
E kam thënë jo për të parën herë se institucionet tona të pasluftës nuk kanë qenë të përkushtuara të “ndërtojnë” nxënës dhe mësues të mirëfilltë, por kanë qenë të përkushtuara të “ndërtojnë shkolla pa nxënës dhe pa mësues të mirëfilltë”.
Shoqëria jonë, prindërit në radhë të parë, duket sikur kanë harruar se ç`është përgjegjësia prindërore ndaj fëmijëve të tyre. Duket sikur ata vetëkënaqen me faktin se fëmijët e tyre i kanë sjellë në jetë, i kanë veshur e mbathur, u japin të hanë e të pinë brenda mundësive që kanë. Sa për t`u argëtuar, ua blejnë nga një telefon të mençur të shoqëruar edhe me dëgjuese në vesh dhe i nisin për në shkollë. Këtu edhe përfundon përgjegjësia e tyre që kanë ndaj fëmijëve.
Shumicës së prindërve as që u bie ndërmend që të shkojnë ndonjëherë nga shkolla e të shohin në radhë të parë se fëmija i tyre shkon apo nuk shkon në mësim, vijon apo nuk i vijon orët mësimore, sillet mirë apo sillet keq, është I suksesshëm në mësime apo jo, është i respektuar nga të tjerët, apo respekton të tjerët!
Në orët mësimore nxënësi nuk e ka mendjen tek mësimi, sepse ai tashmë e ka gjetur mënyrën e tij të argëtimit dhe të kalimit të kohës. Nxënësve, si në shkollë e po ashtu edhe në shtëpi nuk u shkon mendja të kapin librin në dorë, por telefonin e mençur, ndërsa disa të tjerë në prezencë të prindërve në njërën dorë mbajnë librin, në tjetrën telefonin dhe bëhen sikur lexojnë.
Prindërit nuk kanë kohë të merren me ta, t`i këshillojnë sadopak, sepse janë të zënë duke shikuar serialet turke, ameriko-latine apo indiane në televizor. Shumë prej tyre nuk dallojnë nga fëmijët e tyre, dhe ata gjatë gjithë kohës mbajnë telefona të mençur në dorë, qoftë kur janë vetëm në shtëpi, qoftë kur u vie ndonjë mysafir, qoftë kur ata vetë shkojnë tek ndonjë i njohur.
Mësuesit në anën tjetër, sidomos ata që janë më të shtyrë në moshë, nuk janë mësuar të ushtrojnë taktin e tyre pedagogjik sikur në kohët tjera, kur gjatë orës mësimore nëpër klasa nuk dëgjohej madje as miza, kur nxënësit stepeshin nga frika, kur ata skuqeshin para mësuesit dhe ngandonjëherë edhe ato gjëra që dinin, nuk guxonin t`i shprehnin. Ata nuk mund të pajtohen me shfrenimin demokratik të shoqërisë sonë, e sidomos me “ekstra të drejtat” që nxënësve tanë ua ka dhënë “demokracia jonë”!
Ka prej tyre që nuk meritojnë të jenë mësues, sidomos disa prej tyre që kanë arritur të pajisen me diplomë në vitet e pasluftës në mënyrën më të keqe dhe të shpejtë të mundshme, por Ministria jonë e arsimit nuk e ka pasur dhe ende nuk e ka në plan të parë këtë shqetësim. Ajo ka pasur dhe ka shqetësimin se si t`i hartojë “kurrikulat” (jo planprogramet), anipse ato nuk përshtaten dhe harmonizohen me drejtimet dhe profesionet përkatëse. Po ashtu ka pasur shqetësime se si të hapë, akreditojë e lejojë shkolla të panumërta private e shkolla profesionale publike, në të cilat nxënësit mësojnë edhe pa libra. Tekefundit, pse u duhen librat nxënësve? Secili prej tyre mbanë në dorë nga një telefon të mençur, me anë të të cilëve ata mëtojnë poashtu të bëhen “të mençur” ashtu sikur telefonat e tyre dhe tani me anë të video incizimeve bëjnë garë me njëri tjetrin se cili prej tyre do t`i tregojë këtij populli dhe kësaj shoqërie se çfarë po ndodh në shkollat tona, sa banka e karrige e dyer po thyhen, cili mësimdhënës është “i dhunshëm” ndaj tyre, cili po hipën më lart mbi banka e karrige, e kështu me radhë!
Për të gjithë ata që nuk e dinë dhe për të gjithë ata që duan ta dijnë, ja ku po ua them: Këta jemi ne, kjo është shoqëria jonë sot, këta janë nxënësit tanë, këta janë fëmijët tanë, këta janë mësuesit tanë! Ndërsa për të gjithë ata që duan të kuptojnë ndonjë gjë, për të mos u lodhur më shumë së lexuari, u them edhe këtë: Mësues jemi ne, prindër jemi ne dhe fëmijët janë tanët. E gjitha varet nga ne të gjithë, nga shoqëria jonë dhe nga institucionet përgjegjëse të arsimit se nga do t`ia mbajmë tani e tutje!
(Autori është mësimdhënës në SH.M.L. “12 MAJI” në Ratkoc – Rahovec)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës