LAJMI I FUNDIT:

Nishani: Terroristët s’do mund të ngjallin panik në Evropë

Nishani: Terroristët s’do mund të ngjallin panik në Evropë

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i hapi dyer në Presidencë aktiviteteve në kuadër të “Pranverës Frankofone 2016”, që këtë vit ka në fokus ruajtjen e vlerave dhe parimeve të demokracisë perëndimore.

Duke iu referuar sulmeve që goditën Francën dhe Belgjikën së fundmi, kreu i shtetit shqiptar, tha se terrorizmi nuk do t’ia dalë të triumfojë, pasi përballë ka individë dhe kombe që mbështeten tek vlerat njerëzore.

“Fatkeqësisht, kohët dhe ditët e fundit këto vlera të qytetërimit, vlerat dhe parimet mbi të cilat ngrihet dhe funksionon frankofonia, janë vënë përballë antivlerave, terrorit dhe dhunës çnjerëzore që ka goditur dhe vazhdon të godasë vende të ndryshme në Evropë dhe më gjerë, duke u përpjekur të ngjallë një klimë frike dhe paniku midis nesh. Unë jam i sigurt se grupet terroriste nuk do t’ia dalin, jo thjesht dhe vetëm sepse ne të gjithë së bashku jemi më të fortë ushtarakisht, por sepse ne jemi më të fortë pikërisht se besojmë dhe mbështetemi tek vlerat njerëzore”, ka thënë ai.


Duke u ndalur te sfidat e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Eu ropian dhe në një kohë kur reforma në drejtësi është kryefjalë e politikës, Nishani u shpreh besimplotë në realizimin me sukses të saj.

“Pesë prioritetet kyçe drejt Bashkimit Evropian të Shqipërisë dhe shqiptarëve mbeten një busull e shkëlqyer orientimi për reformat që duhet të çohen përpara dhe në këtë kuadër, shpreh bindjen time të plotë se aktorët politikë shqiptarë, të udhëhequr nga parimet më të mira të identitetit dhe kulturës evropiane, do të dinë të realizojnë një reformë të vërtetë e të thellë në të gjitha aspektet e jetës, në të gjitha aspektet e funksionimit të shoqërisë për të pasur një sistem vërtet efikas të të gjithë shoqërisë, një shoqëri e cila është e përgjegjshme, në harmoni, një shoqëri e cila ecën në mënyrë integruese”, ka thënë Nishani.

Veprimtaria u përshëndet nga Ambasadori francez, Bernard Fitoussi si dhe nga Jurgen Van Meirvenne, zëvendësambasadori i Holand ës që mban Presidencën e Radhës së Bashkimit Evropian, i cili foli me mirënjohje dhe shpresë edhe në emër të Belgjikës për ngjarjet e fundit tragjike në Bruksel dhe solidaritetin shqiptar.

Në pritjen e Presidentit ishte e pranishme Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, përfaqësues të trupit diplomatik, artit dhe kulturës.

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori