Aurora Allushaj
Në fillim frikë, tmerr ! Ajo re e zezë që u ngrit në qytet dukej sikur na kishte mbërthyer fytin. E më tej lotë që nuk dilnin, bllokim total.
Ideja se vetëm një natë më parë isha në aeroportin e Brukselit ende më torturon. Ditën më pas më duhej të merrja atë metro, siç më ka takuar ta marrë gjithmonë në orët e pikut për të shkuar dhe kthyer nga universiteti.
Pa menduar thashë: Shyqyr Zotit! Mendim egoist!
Në momentet në vazhdim kujtoj vetëm telefonin dhe rrjetet sociale që buçitnin.
Nga Shqipëria më kërkonin të raportoja, të gjeja fjalët e duhura për të rrëfyer ato momente tmerri. Nuk di si dhe ku e gjeta forcën, nisa të informohem dhe të informoj.
Kështu nisi dita e martë në Bruksel me 31 persona të cilët humbën jetën dhe 270 të tjerë të cilët mbetën të plagosur.
Nuk dua të jap opinionin tim përse ndodhi, përse kur Brukseli kishte kohë që e priste. Deklaratë e bërë vetëm pak orë më vonë nga kryeministri belg.
Ndërkohë që sot, një ditë më pas duket sikur qyteti ka nisur të hedhë hapat e parë të një jete të re.
Njerëzit komentojnë, ka nga ata që flasin për politikë, të tjerë për religjion, por ka nga ata që e komentojnë situatën e krijuar si një dështim jo vetëm të Belgjikës, por edhe me tej, të Europës së bashkuar.
Të gjithë duan të kuptojnë përse ndodhi, në fund të fundit ne njerzit jemi bërë të tillë. E në këtë rast mundohemi të kuptojmë edhe për tu ruajtur në rast se do ketë ngjarje të tilla.
Mediat që prej së martës gëlojnë me informacione që herë pas here rindërtohen e mbushen me të dhëna të reja. Por edhe pse vazhdojnë të flasin, të japin informacione të reja duket sikur nuk arrijnë të shkojnë deri në fund, të prekin të vërtetën, atë që në këto momente të gjithë kemi nevojë.
Qytetit përvçse të ftohtit dhe grisë që e karakterizon i janë shtuar forcat e shumta të policisë në zonat më të populluara, forcat ushtarake dhe gazetarët e ardhur nga e gjithë bota.
E ndërkohë që unë raportoj për mediat shqiptare, vërej se mediat e shteteve të tjera e gjunjëzojnë Brukselin.
Por, nëse e mendojmë terrorizmi nuk është një neë entry, ai ekziston prej kohësh nga Brigate Rosse, IRA tek Al Qaeda. Por së fundmi duket sikur bota është në luftë, gjuha e përdorur në media dhe rrjete sociale e ushqen çdo ditë frikën nga terrorizmi. Fjalët ‘mbrojtje’, sigurim dhe konflikt duket sikur janë pjesë e çdo sekondi të jetës sonë.
Brukseli në këto dy ditë po tregon se forca gjithmonë fiton, edhe në këtë rast, edhe në këtë terror. Një kafe në bar, një xhiro me biçikletë, një birrë belge, janë këto gjeste të jetës së përditshme që tregojnë se terrori luftohet me thjeshtësi, me rutinën e jetës së përditshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës