Lucy P. Marcus
Liria dhe pavarësia e shtypit, një element kryesor i demokracisë në mbarë botën, po pëson rënie me një ritëm alarmues, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit 2015. Por, transparenca dhe vigjilenca që ofron një shtyp i lirë dhe i pavarur janë kritike jo vetëm për demokracinë; ato shërbejnë gjithashtu si armë të fuqishme kundër forcave, nga korrupsioni te praktikat e këqija të biznesit, të cilat dëmtojnë begatinë ekonomike.
Më thjesht, pa gazetari të cilësisë së lartë, bëhet jo e mundur të kesh ekonomi më të mirë, më të fortë dhe më të begatë. Çdo ditë që kalon sjell shembuj kërcënimesh, dhe në disa raste sulmesh, me të cilat përballet gjithnjë e më shumë shtypi, qoftë nga udhëheqës autoritarë, qoftë si rezultat i modeleve të paqëndrueshme të biznesit. Sido që të jetë, në një kohë kur kemi nevojë më shumë se kurrë, për gazetari investiguese serioze dhe analizë inteligjente të tendencave ekonomike si dhe veprimtarive të biznesit, aftësia për t’i ofruar këto po reduktohet me shpejtësi.
Një problem është se, me reklamat në print në rënie të pandalshme, kompanitë mediatike e kanë gjithmonë e më të vështirë të financojnë gazetarinë investiguese, e cila kërkon kërkime afatgjata dhe të thella. Megjithatë, duke identifikuar dhe nxjerrë në pah problemet që mund të kenë ndikim të madh në agjendat politike dhe jetën publike për vitet që do të vijnë, impakti i një gazetarie të tillë mund të jetë shumë i madh. Mendoni investigimin që bëri Reuters në vitin 2012 – i cili kërkoi muaj të tërë kërkimesh të hollësishme – mbi skemën e shmangies së taksave nga ana e Starbucks’.
Gazetari Tom Bergin analizoi vite të tëra dokumentacione komplekse për të zbuluar, ekspozuar dhe shpjeguar se si kompania po anashkalonte taksimin e vendeve ku vepronte. Investigimi i tij shkaktoi një ortek, i cili vazhdon të jehojë përreth botës, edhe sot e kësaj dite, teksa shumë kompani shumëkombëshe po shihen “me lupë”. Dhe një kërkim i tillë gazetaresk kushton.
Por, një model financimi që siguron ofrimin e kësaj të mire publike nuk të hyn në punë, përballë represionit politik, i cili po rritet kudo në modë. Për shembull, në fillim të marsit, qeveria e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, mbylli gazetën me tirazh më të lartë në vend, Zaman, dhe forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës e qëlluan me plumba gome protestuesit jashtë zyrave të gazetës. Udhëheqës evropianë, përfshirë kancelaren gjermane, Anxhela Merkel, kryeministrin italian, Mateo Renci, dhe presidentin francez, Fransua Holond, të gjithë e bënë çështjen Zaman pjesë të diskutimeve të tyre me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, kur u takuan së fundmi për të diskutuar mbi krizën e refugjatëve. Udhëheqësit botërorë duhet të vazhdojnë të flasin me zë të lartë – dhe të jenë të palëkundur në mbështetjen e tyre për lirinë e shtypit në vendet e tyre.
Në fund të fundit, sinjali që dërgon një qëndrim i tillë zyrtar është e një vendi që bën hapa prapa – një pengim i inovacionit dhe rritjes. Kina, e cila është sot ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe një burim tejet i rëndësishëm i prodhimeve botërore dhe investimeve, të duket sikur përgënjeshtron çdo lidhje mes lirisë së shtypit dhe suksesit ekonomik. E megjithatë, një mësim themelor në rritjen e luhatshmërisë financiare që nisi verën e kaluar, është se informacioni i kontrolluar nga shteti, shpesh herë është informacion i keq.
Duket se investitorët kanë filluar të vlerësojnë riskun e të bërit biznes, në një mjedis ekonomik dhe biznesi, të cilin ata nuk munden ta kuptojnë plotësisht. Organizatat mediatike kineze janë nën mbikëqyrje konstante nga autoritetet, dhe botuesit kanë protestuar, e ndonjëherë janë përpjekur edhe të sfidojnë censurën. Kohët e fundit, botimit në gjuhën kineze të South China Morning Post iu mbyllën llogaritë në mediat sociale. Shumë faqe të huaja lajmesh në internet, nga BBC te Reuters, iu bllokohen shpesh herë lexuesve kinezë.
Në vitin 2012, faqja e internetit e New York Times u bllokua në Kinë, pasi gazeta botoi një artikull se familja e kryeministrit të atëhershëm kinez, Uen Jiabao, kontrollonte asete me vlerë 2.7 miliardë dollarë. Po kështu, organizatat e huaja mediatike shpesh herë nuk munden të investigojnë kompani kineze dhe veprimtarinë ekonomike, në mënyrë të lirë dhe të saktë. Ursula Gauthier, korrespondente nga Pekini për L’Obs (Ish-Le Nouvel Observateur), u detyrua të largohet nga Kina në vitin 2015, pasi autoritetet refuzuan t’i rinovojnë vizën.
Ajo nuk është aspak e vetmja gazetare perëndimore që “neutralizohet” në këtë mënyrë. Pastaj ka vende që nuk marrin aq vëmendje sa duhet. Renditja e Andorrës, një parajsë fiskale në Indeksin e Lirisë së Shtypit, pësoi rënie të fortë në 2015, sepse gazetarët nuk e kanë të lehtë të sigurojnë qasje në informacion për bankat që veprojnë atje. Vendit i mungon “mbrojtja ligjore për lirinë e informimit, si për shembull konfidencialiteti i burimeve të gazetarëve”. Dhe sasia e paktë e mbulimit që marrin bankat në Andorra ka qenë shqetësuese. Lista e vendeve ku liria e shtypit është e kufizuar vazhdon, nga Afrika dhe Lindja e Mesme në Rusi, si dhe shumicën e ish-republikave sovjetike.
Edhe SHBA po sheh shenja alarmuese, teksa kandidati kryesor i republikanëve për president, Donald Trump, i ka sulmuar ashpër gazetarët gjatë mitingjeve të tij elektorale. Më alarmuese është që Trumpi ka thënë se, kur të zgjidhet president, ai do të ndryshojë ligjet e vendit për shpifjen në mënyrë të tillë që do të vinte në rrezik parimet e lirisë së shprehjes, të skalitur në Amendamentin e Parë të Kushtetutës së SHBA. Një shtyp aktiv, i angazhuar dhe i pavarur ofron një të mirë publike themelore: transparencën, e cila bën të mundur llogaridhënien politike dhe ekonomike. Në një botë gjithnjë e më komplekse e të specializuar, sigurimi i një shtypi të tillë duhet të mbështetet, mbrohet dhe inkurajohet. Po, organizatat mediatike duhet të gjejnë mënyra për të financuar gazetarinë që vlen, investigimet dhe analizat. Fatkeqësisht, shumë vende do të ishin të lumtur që ato kanë probleme të tilla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës