Enriko Ceko
Prej kohësh janë përshkruar ato që quhen shtatë mëkatet vdekjeprurëse, njohur edhe si veset më të këqija që mund të shfaqen tek individi, dhe nëse këta individë në një shoqëri janë me shumicë, këto mëkate mbizotërojnë në jetën politike, ekonomike dhe sociale të një vendi, ashtu sikundër edhe në Shqipëri dhe në disa vende të tjera si puna e Shqipërisë.
Edhe pse me kalimin e shekujve, lista e mëkateve vdekjeprurëse ka pësuar ndryshime, sot si mëkate të tilla renditen: 1. arroganca, 2. shthurja, 3. epshi, 4. zilia, 5. lakmia, 6. zemërimi dhe 7. përtacia. Këto janë mëkatet nga të cilat vijnë edhe veset e tjera prej të cilave shkatërrohet jeta dhe shpirti i individit edhe pse jeton në këtë botë. Secila prej këtyre shtatë mëkateve vdekjeprurëse simbolizohet edhe me një kafshë: zhabë=arrogancë; pallua=shthurje, dhi=epsh; gjarpër=zili; derr=lakmi; luan=zemërim, kërmill=përtaci.
Arroganca: Konsiderohet si një nga mëkatet më serioze vdekjeprurëse dhe burimi i të tjerave. Arroganca bën që individi apo shoqëria të mos njohin arritjet e të tjerëve dhe të admirojnë në mënyrë të tepruar veten, duke patur paralelisht edhe mendjemadhësi dhe vetëmburrje të pajustifikuar. Mburrja, është bërja e lëvdatave të pajustifikuara për veten dhe për të tjerët që bëjnë lëvdata për njëri-tjetrin dhe qëndron shumë pranë arrogancës.
Shthurja: Është një dëshirë intensive dhe e pakontrolluar për të patur sa më shumë nga të tëra gjërat që mund të ekzistojnë në botë. Ky mëkat të çon në përdhunime, brutalitet dhe akte të tjera të panatyrshme, duke përfshirë edhe dëshirën e pakontrolluar për të patur sa më shumë para, ushqime, famë dhe pushtet.
Epshi: Është dëshira e pakufishme për sa më shumë konsum dhe që në fakt është egoizmi i tepruar që sjell vendosjen e interesave personale mbi mirëqenien apo interesat e të tjerëve. Ky mëkat shfaqet me dëshirën për të tërhequr sa më shumë njerëz rreth vetes, duke përdorur mashtrimin, kërcënimin, pagesat e paligjshme, pushtetin, fuqinë e parasë dhe karriges etj.
Zilia: Karakterizohet nga dëshira të shfrenuara dhe të pashuara. Është e ngjashme me epshin, por specifikisht bëhet fjalë për mëkatin që bën individi dhe/ose shoqëria duke ndjerë pakënaqësi ndaj tipareve, statusit, aftësive, apo arritjeve të merituara të dikujt apo disave, pjesëtarë të ndershëm dhe të mirë të shoqërisë, të cilët injorohen edhe kur shoqëria jua ka nevojën.
Lakmia: Është një dëshirë mjaft e tepruar për të patur sa më shumë pasuri materiale, që të çon në largimin nga gjërat e përjetshme për hir të gjërave të përkohshme. Ky mëkat shfaqet me një dëshirë të papërmbajtur për të qenë i rrethuar nga materiale dhe objekte të shtrenjta, që të çojnë në rrëmbime, vjedhje, grabitje, të cilat mund të kryhen edhe me dhunë, dinakëri, mashtrime etj. Është një dëshirë e tepruar për të blerë sa më shumë, përtej nevojave, kryesisht në lidhje me pasurinë materiale.
Zemërimi: Është ndjenja e urrejtjes së pakontrolluar. Zemërimi në formën e vet më të pastër sjell vetëshkatërrim dhe dhunë, të cilat më tej mund të sjellin grindje që zgjasin shumë dhe që shkatërrojnë individin dhe shoqërinë. Zemërimi mund të shfaqet në mënyra të ndryshme, duke përfshirë padurimin, hakmarrjen, sjelljet vetëshkatërruese (abuzimi me drogën apo vetëvrasjet) etj.
Përtacia: Është fizike dhe shpirtërore. Ajo është baza e dështimit për t’u zhvilluar shpirtërisht dhe kjo të çon në mëkate të tjera dhe padyshim në dështimin total për të bërë gjëra të mira dhe të drejta që duhet të jenë objektivi i individit dhe shoqërisë. Përtacia e kombinuar me mëkatet e tjera të mësipërme sjell nepotizëm dhe për këtë shkak vendet e punës në sektorin publik dhe privat plotësohen me njerëz të paaftë, që sjell vetëshkatërrim dhe rënie të vlerave morale dhe shpirtërore, që në fund të fundit bëjnë që marrëdhëniet politike, ekonomike dhe sociale në atë vend të jenë të degjeneruara apo drejt degjenerimit.
Këto janë në fakt edhe shtatë mëkatet që renditen edhe në shkrimet e vjetra dhe që përshkruhen si:
Sytë krenarë.
Gjuha gënjeshtare.
Duart që derdhin gjak të pafajshëm.
Zemra që kurdis plane të këqija.
Këmbët që turren shpejt drejt së keqes.
Dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra.
Mosmarrëveshjet që sjellin grindje midis njerëzve.
Në lidhje me këto mëkate, njeriu mund të vendosë përballë arrogancës, përulësinë, përballë shthurjes, dëlirësinë, përballë epshit, vetëpërmbajtjen, përballë zilisë, mirësinë, përballë lakmisë, bujarinë, përballë zemërimit, durimin dhe përballë përtacisë, punën.
Është në dorën e individit dhe shoqërisë në një vend që të zgjedhë çfarë të bëjë dhe pas kësaj zgjedhjeje ndodhin ato që ndodhin në fakt. Nëse individët dhe shoqëria e një vendi dhe kombi vendosin të zgjedhin sytë krenarë, gjuhët gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm, zemrat që kurdisin plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes, dëshmitarët e rremë që thonë gënjeshtra, mosmarrëveshjet që sjellin grindje midis njerëzve, e të tjera mëkate të dënueshme nga logjika e mirë dhe shpirti i vërtetë njerëzor, në atë vend dhe në atë komb shpejt vjen shkatërrimi dhe shpërbërja, kaosi dhe anarkia, por nëse individët dhe shoqëria e një vendi dhe kombi vendosin që të zgjedhin përulësinë, dëlirësinë, vetëpërmbajtjen, mirësinë, bujarinë, durimin dhe punën e të tjera cilësi pozitive, shpejt vjen prosperiteti dhe mirëqenia, qetësia shpirtërore individuale dhe e shoqërisë, pavarësisht vështirësive që individit dhe kombit mund t’i dalin përpara.
Bashkëkombës shqiptarë, koha për të zgjedhur. Të ecim drejt dhe me nder së bashku edhe pse përballë vështirësive të shumta ku na kanë futur në mënyrë të padrejtë mëkatarët që i kemi zgjedhur vetë të na drejtojnë, apo të dështojmë të turpëruar përballë pasardhësve tanë, së bashku me mëkatarët që i kemi zgjedhur vetë të na drejtojnë? Në lidhje me sa më lart mund të thuhet se e keqja ekziston kur njerëzit e mirë nuk veprojnë, ose… kur… njerëzit e mirë janë… pakicë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës