Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), këto ditë në Kanada pati dy prezantime në dy evenimente të ndryshme: Konferencën PDAC dhe “NATO Economy 2016 Forum – Mining & Infrastructure.
Delegacioni i Komisionit te Pavarur për Miniera dhe Minerale në përbërje: Musa Shabani, Kemajl Zeqiri dhe Festim Kutllovci, ne kuadër te Konferencës PDAC qe u zhvillua në Toronto të Kanadasë, dhe që është konferenca më e madhe për sektorin minerar, përveç takimeve të shumta me investitorë dhe përfaqësues të qeverive të ndryshme, kanë prezantuar potencialin minerar dhe infrastrukturën ligjore mbi mundësitë e investimeve në sektorin minerar të vendit në dy evenimente të ndryshme. Në mbështetje të delegacionit të KPMM-së ishte edhe deputetja e Kuvendit te Republikës se Kosovës Sala Berisha – Shala, prezenca e se cilës ishte e rëndësisë se veçantë sidomos përgjatë diskutimeve rreth kornizës ligjore minerare dhe diskutimeve mbi mundësitë e plotësimit të kësaj kornize ligjore.
Fillimisht prezantimi u realizua në kuadër të konferencës PDAC, me ç‘rast interesimi i kompani ve dhe përfaqësuesve të ndryshëm institucionalë ishte jashtëzakonisht i madh, dhe si rrjedhojë pas prezantimit delegacioni ynë ka zhvilluar një varg takimesh të ndara, bazuar në kërkesat e pjesëmarrësve në prezantim.
Prezantimi i radhës i sektorit minerar u realizua në kuadër të evenimentit “NATO Economy 2016 Forum – Mining & Infrastructure, me ç‘rast përveç prezantimit, përfaqësuesi i delegacionit Kemajl Zeqiri ishte edhe pjesëmarrës në panel te diskutimeve. Pas prezantimit ne kuadër të takimeve “B2B” dhe “B2G”, delegacioni zhvilloi diskutime të ndryshme me përfaqësues institucionalë dhe të kompanive nga vende të ndryshme si Kanada, Turqia, Bullgaria, Polonia, Çekia etj. Vlen të theksohet se Kosova për herë te parë merr pjesë në ketë eveniment – NATO Economy Forum.
Delegacioni falënderon përfaqësuesit e ambasadës së Kanadasë në Zagreb për mbështetjen e dhënë në organizmin e prezantimeve në të dyja evenimentet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Trump njoftoi tarifat e BE-së dhe Kinës - kështu kanë reaguar bursat
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!