LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku në Gjykatë

Lushtaku  në Gjykatë

Sami Lushtaku dhe Arben Gjukaj, dhe pesë të tjerë do të ulën sot sërish në karrigen e të akuzuarve për akuzat e Prokurorisë për tenderin milionësh të KEK-ut.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar edhe avokati i Sami Lushtakut në këtë rast Arianit Koci.

Rasti ka të bëjë me tenderin për sigurimin fizik të objekteve të KEK-ut, vlera e të cilit mbërrinte deri në gjashtë milion euro.


Në këtë rast gjyqësor, Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku akuzohen për veprën penale mashtrim, Driton Pruthi, drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj, ish-kreu i OSHP-së Hysni Hoxha dhe Azem Duraku, akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ndërsa kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Hetimet lidhur me këtë rast kishin filluar më 5 tetor 2012, ndërsa aktakuza ishte ngritur më 16 janar 2015.

Rasti është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, pasi që disa nga avokatët e të akuzuarve në këtë rast thonë se janë shkelur të drejtat ligjore të të akuzuarve. /Telegrafi/