BONEVET është një organizatë jo-qeveritare dhe jo-profitabile, një qendër multifunksionale në shërbim të komunitetit.
Ka hapur dyert për të gjithë komunitetin në vitin 2014 përmes pilot-projekteve, me misionin të bëhet një vend ku njerëzit mblidhen të mësojnë, krijojnë dhe të jetësojnë idetë e tyre.
Që nga shkurti i vitit 2015, Hapësira Krijuese BONEVET punon me potencial të plotë, duke qenë një mjedis që stimulon kreativitetin, i pajisur me teknologjinë e fundit në qarkullim.
BONEVET disponon me një lokacion tërheqës, gjendet në pjesën prapa QKMF-së në Qarshinë e Vjetër, kjo duke llogaritur në ndihmën e Komunës së Gjakovës e cila bëri të mundshme huazimin e kësaj hapësire.
Duhet cekur që nga shkurti i vitit 2015, BONEVET ka tejkaluar pritjet e saja, duke pas më shumë se 400 krijues si pjesë e kurseve dhe trajnimeve, dhe 45 anëtarë vjetorë.
Hapësira Krijuese BONEVET ka një slogan që përshkruan më së miri qëllimin e saj: “Nëse mund ta imagjinosh, atëherë mund edhe ta krijosh”. Në BONEVET kjo arrihet përmes inkurajimit të imagjinatës, kreativitetit dhe punës ekipore tek fëmijët, studentët dhe adoleshentët, dhe duke i motivuar ata të krijojnë.
Kjo iniciativë do t’i ndihmojë gjeneratat e reja të vajzave dhe djemve që ata të shfrytëzojnë më së miri talentin e tyre, të mësojnë aftësi tjera dhe të punojnë bashkë në ekipe duke marrë iniciativa dhe menaxhuar projekte.
Përveç ndihmës bujare të Komunës së Gjakovës, Fondacioni “Une e Du Kosoven” ka financuar të gjithë renovimin dhe rikthimin e këtij ambienti ne një hapësirë të sigurtë dhe komforte për mbarëvajtjen e punës.
Tani, në BONEVET organizohen kurse të ndryshme si littleBits, Scratch, Arduino, Robotics, WordPress, Programim me Ruby, 3D Modelim dhe 3D Printim, Mekanikë me CNC, Gjuhë Angleze, dhe së shpejti do të fillojnë edhe trajnime në Elektronikë.
Të gjitha këto mësohen nga mentor të eksperiencuar në këto fusha, me theks të veçantë nga ana praktike e secilës prej tyre, duke i udhëhequr këta student të bëhen krijues. Me fjalë të shkurtra pjesëmarrësit mësojnë duke krijuar.
BONEVET poashtu ofron hapësira për takime të komunitetit dhe të krijuesve në mjediset e saj. Këto mjedise përbehen nga pjesa e Mekanikës, CAD/CAM (pjesa për dizajnim, modelim, dhe programim), MakerKids, Elektronikë, 3D printim, Dhoma e Konferencave etj.
Anëtarët vjetorë çdo ditë shpalosin nga kreativiteti i tyre projekte dhe eksperimente të ndryshme që u ndihmojnë atyre të zhvillojnë dituritë dhe eksperiencat.
Si shembuj mund të marrim shumë në veçanti, por disa mund të përmenden, si p.sh. Joni që është krijuesi jonë i parë dhe ka shumë projekte ku ka marrë pjesë (3D printer) dhe tashmë është edhe ligjërues i klasës së modelimit artistik me Blender.
Pastaj Elza dhe Flatra, për të cilat BONEVET është inspirimi që ato të vazhdojnë duke studiuar në universitet me degë nga teknologjia. Lumi gjithmonë kurioz, i cili çdo ditë realizon eksperimentet e tija elektrike, dhe Alkenda, krijuesja jonë e re e cila premton të bëhet një programere e mrekullueshme.
BONEVET është e angazhuar me pasion për të ndërtuar një brez të ri të krijueseve inovativ, kreativ dhe punëtor, që do të jenë një burim i rëndësishëm i punëtorëve të kualifikuar për të mbështetur sektorin tonë privat dhe publik dhe për të nxitur konkurrencën e ekonomisë sonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKështu do të duket Samsung Galaxy S25
OpenAI prezantoi një model të ri: Të gjitha avantazhet dhe disavantazhet e o1
iPod Touch me ekran 3D?
Breshka amfibe zhvillohet nga hulumtuesit e universitetit të Yale, ky robot mund të ecë dhe notojë
Përdorues të shumtë ankohen për chatbotin e Snapchat, My AI për të cilin thonë se gjurmon vendndodhjen e tyre
Apple konfirmon se të katër modelet e iPhone 16 do të vijnë me 8 GB RAM
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj