Ka kohë, mbase edhe vite që në shoqërinë shqiptare nuk është organizuar një debat përmbajtjesor për problemet reale të shoqërisë sonë. Në ndonjë kohë edhe nëse është filluar në ndonjë medie debat përmbajtjesor, është dalë ndonjë medie e “pavarur” e cila më mjeshtri e ka zhvendosë debatin nga probleme reale në ato jo reale.
Nuk ka asnjë dyshim se “debati” për “komandantët” është një debat që i zhvendos problemet reale të një kohe tjetër, por ky debat i degjeneruar, e ka zhvendosur debatin nga problemet e shumta të kohës sonë. S’kam asnjë dyshim, këto zhvendosje kanë mundësi t’i bëjnë vetëm pehlivan e akrobat të mëdhenj të skenës politike.
Shoqëria shqiptare i ka 1001 arsyeje që ta zhvillojë një debat përmbajtjesor për të dalë nga kjo agoni e pa shpresë apo më pak shpresë, por sa “debati” për “komandantët” i hap rrugët nga duhet të eci kombi ynë? Nuk kam asnjë dyshim se debatin e filloi krejt gabim deputeti Rexhep Selimi, i cili përdori një fakt të vjetër, që nuk duhej ta përdorte për 101 arsyeje për të kundërshtuar zgjedhjen e kandidatit për President në Kuvendin e Kosovës.
Pse po e them ketë: Në rend të parë sepse gjatë këtyre 17 viteve kanë ndodhur kaq shumë ngjarje, janë bërë kaq shumë gabime, ka pas kaq shumë dështime në qeverisjen e vendit, në secilin segment të jetës institucionale, si në atë të zhvillimit ekonomik të vendit, në sundimin e rendit e të ligjit, në atë të punësimit, të arsimit e shëndetësisë e deri të zhvillimi i demokracisë, sa që rrëfimi për të kundërshtuar kandidatin për President, me një ngjarje më të vjetër se 17 vjet, ishte e është më shumë sesa absurditet. Se dyti, kaq shumë gabime të mëdha politike janë bërë gjatë bisedimeve politike (2012-2015) në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, sa nuk është dashur në asnjë mënyrë atë ditë të përmendej Familja emblematike e Jasharëve.
Por, si duket deputeti Selimi nga emocionet, nuk ka pasur mundësi t’i përzgjedhë argumentet e duhura kundërshtuese në seancën e 26 shkurtit. Pra, nuk kishte asnjë arsyeje që ky diskutim emocional të na bëhej debat kaq “interesant”, nga i cili “do të zbuloheshin sekretet e luftës”?!
Sado e pakuptimtë të ketë qenë fjala e deputetit, Rexhep Selimi, shumë herë më i pakuptimtë kanë qenë reagimet e “komandantëve” (që në fakt asnjëri nga ata nuk kanë qenë komandant në kohën kur duhej të ishin), ndaj fjalës së përmendur?
A mund të konsiderohen ato reagime spontane? Vështirë! Atëherë ç’patën?
Akoma më banale janë përpjekjet për të mbajtur gjallë ketë debat nga intelektualë, analistë, gazetarë e medie?! Athua vërtetë më problematike paskan qenë disa veprime të luftës, të paraluftës apo veprimet e pasluftës, e sidomos këto të pa pavarësisë?
E, pra në qeverisjen e vendit (në të dy nivelet), në sistemin e drejtësisë, në sistemin e sigurisë, të arsimit e të shëndetësisë, nuk ka pasë shumë komandantë (pa thonjëza) të luftës, ka pasë e ka më shumë “komandantë” paqësorë e trashëgimtarë të ish-pushtetarëve.
Nuk kam për qëllim ta mbroj asnjë njeri për të bërat apo të pa bërat e tij, të luftës apo të pas luftës, të atyre që patën ideal apo s’patën ideal, por problemet e shoqërisë sonë, që janë probleme të mëdha pa asnjë dyshim. Por, këto probleme (të viteve 2008-2016), jo vetëm që nuk mund të zgjidhen me ketë debat të shpifur, por zor që të zgjidhen as nga një veprim i përmasave të gjera i Gjykatës Speciale, pasi problemet tona janë shumë më të thella sesa ky që po shpërfaqet me “komandantët” e pas luftës!
Për mua shumë më problematike është mënyra sesi arsyetohet bërja e koalicionit të tashëm e mënyra e zgjedhjes së Presidentit, sesa debati për “komandantët” e yshtur dhe mbajtja gjallë e këtij debati. Shtrirja e problemeve që duhet t’i shërojmë në shoqërinë tonë janë shumë më të gjera sesa jemi duke menduar?!
A kaq të varfër jemi, sa të debatojmë vetëm për historinë e jo ardhmërinë?!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!
Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!