LAJMI I FUNDIT:

“Qytetarët e pakënaqur”: Ne tentuam ta djegim Presidencën

“Qytetarët e pakënaqur”: Ne tentuam ta djegim Presidencën

“Qytetarët e pakënaqur” kanë marrë përsipër tentimin për t’i djegur zyrat e Presidencës së Kosovës, duke sqaruar se tentimi i tyre ka qenë me djegë objektin e Kuvendit. Ata i kanë bërë thirrje Hashim Thaçit e Kadri Veselit që të largohen nga koalicioni me Isa Mustafën.

“Pas shumë aksioneve tona, mbrëmë kemi djegur edhe Kuvendin. E kemi djegur Kuvendin që po don me vazhdu me punu krejt normal, t’u harru që Isa Mustafa, ky titist-komunist, ky tradhtar i shqiptarëve që ka punu gjithë me shkije, që ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e studentëve në demonstratat e vitit 89, po don me na kthy Serbinë prapë në Kosovë. Na s’kemi me pranu kurrë me u themelu Zajednica” (sic.), thuhet në komunikatë.

“Qytetarët e pakënaqur” i kanë bërë thirrje Hashim Thaçit edhe Kadri Veselit që të largohen sa më shpejt prej Isa Mustafës, siç e kanë quajtur ata komunist që i ka mbushur burgjet veç me veteran të UÇK-së, dhe me protestues të demonstratave, ose do të mbeten edhe ata tradhtarë.

“Isa komunisti duhet me ditë që nuk mundet me mbajt pushtetin t’u rreh e t’u vra se s ’ka mund as Serbia. Kur kemi mundur ta heqim Serbinë, që ka qenë shumë më e fort, ty s’të bëjmë as hesap”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Siguri
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

Lajme
Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Lajme
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Kalo në kategori