Terrenet e marrëveshjes midis Washingtonit dhe Moskës në rajonin e Lindjes së Mesme janë më të shumta se terrenet e mosmarrëveshjes. Edhe Papa Françesku mund të ndihmojë, me implikime të dukshme politike për Turqinë, Arabinë Saudite, Iranin si dhe për Izraelin.
Është e pamundur të thuhet nëse armëpushimi në Siri do të rezistojë dhe sa gjatë. Por, ajo që mund të thuhet është se për të mbërritur në një armëpushim, ishte e nevojshme që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të binin në ujdi.
Më shumë se një herë, nga këto kolona, kemi hipotizuar se, në atë rajon të shkatërruar nga pesë vjet lufte, terrenet e marrëveshjes midis Washingtonit dhe Moskës ishin më të shumta se terrenet e mosmarrëveshjes. Me implikime të dukshme politike.
E para është margjinalizimi i Evropës. Asgjë e re nën rrezet e diellit, mund të thuhej: nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e këtej, sa herë që superfuqitë janë gjendur në një mendje, kanë qenë evropianët ata që e kanë paguar. Megjithatë, në rastin e pranishëm, kakofonia në gjirin e Kontinentit të Vjetër ka ndihmuar në mënyrë jo të papërfillshme në margjinalizimin e tij: sa më shumë të njëzetetetët vazhdojnë të grinden si ndrikulla në lozhë mbi fatin e refugjatëve, aq më shumë të gjithë aktorët e tjerë i përdorin këta të fundit si armë shantazhi dhe izolimi.
Implikimi i dytë politik është se në rast se të dy shpresojnë të nxjerrin një përfitim, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë të gatshme t’i njohin sferat përkatëse të influencës dhe t’i respektojnë. As kjo nuk është një e re. E kanë bërë për dyzetepesë vjet në Evropë, pikërisht, dhe do të vazhdojnë ta bëjnë sapo të paraqitet mundësia.
Kurse implikimi i tretë është një risi. Apo më mirë, konfirmon një risi që ka dalë në terma mjaft të qartë në bisedimet për marrëveshjen e quajtur mbi “nuklearen” me Iranin: duket gjithnjë e më qartë që Washingtoni dhe Moska janë në kërkim të një baraspeshe të re rajonale në Lindjen e Mesme. Shqetësimi i Turqisë dhe i Arabisë Saudite është reflektimi i ftohtësisë në rritje të Shteteve të Bashkuara ndaj tyre.
Vendimi i Ankarasë për të rrëzuar një Sukhoi rus në fund të nëntorit ishte një përpjekje e tejdukshme për të vënë në cep lidershipin e Washingtonit duke e shtrënguar të rreshtohej me aleatin turk kundër rivalit rus. Por, lidershipi i Washingtonit jo vetëm nuk e hëngri, por u rreshtua faktikisht me rivalin rus kundër aleatit turk. Jo vetëm, por Shtetet e Bashkuara dhe Rusia i përdorin kurdët sirianë si këmbësori, ndërsa turqit i bombardojnë si terroristë.
Sauditët, nga ana e tyre, janë hedhur në një aktivizim ushtarak të papërmbajtur, po aq sa të pazakontë. Përveç ekspeditës së përgjakshme dhe të pafrytshme në Jemen, dhe përveç “aleancës fantomatike islamike” kundër ISIS-it të nxjerrë në dhjetor, tani Riadi ka vendosur ta zhvendosë një pjesë të aviacionit të tij në bazën turke të Incirlikut dhe ta shoqërojë nga disa reparte të sajat speciale të tokës. Gjethja e fikut e luftës kundër terrorizmit duket tashmë e rënë, dhe ajo që mbetet është një konfederatë lakuriqe dhe e lirshme të pakënaqurish, të pushtuar nga ndjesia e prekshme se janë braktisur nga Washingtoni. Një konfederatë së cilës mund t’i shtohej, në fund, edhe Izraeli.
Objektivi i Moskës, në këtë ndeshje, është të presë sërish për vete një hapësirë në Lindjen e Mesme, duke filluar nga vendi i vetëm – Siria, pikërisht – ku i kishin mbetur forca ushtarake. Që kur, në 1847-n, patriarkati i Moskës që pati ngulur në Jerusalem një mision të tijin, perandoria e carëve u përpoq të rrënjoste praninë e vet në rajon, në kuadrin e strategjisë së rrethimit të Turqisë. Në atë periudhë, u forcuan edhe marrëdhëniet me Persinë: themeluesi i dinastisë Pahlevi ishte brigadier i përgjithshëm i kozakëve persianë, dhe eprorët e tij ishin oficerë rusë. Pas parantezës së revolucionit, Moska bëri kthimin e madh në rajon duke sponsorizuar dhe duke armatosur lindjen e Izraelit, të dashur jashtëzakonisht fort nga Stalini (dhe nga Truman-i në funksion antibritanik).
“Lufta e ftohtë” në Lindjen e Mesme filloi vetëm pasi rusët dhe amerikanët dëbuan përfundimisht anglezët dhe francezët në 1956-n: vazhdoi sipas ligjeve të pasigurta të politikës ndërkombëtare, të përbëra nga krizë, luftëra, revolucione, tradhti, marifete, frikë dhe ndryshime aleancash, deri në shembjen e Bashkimit Sovjetik.
Sot, Moska po kthehet. Dhe Washingtoni, nga ana e tij, ka nevojë për njëfarë lirie lëvizjeje që të mund të përmbushë strategjinë e retranchment-it të bërë të domosdoshëm nga rënia e tij relative. Në atë rrugë, Arabia Saudite, Turqia dhe, ndoshta, edhe Izraeli, përfaqësojnë sot pengesa më të mëdha për Rusinë. Dhe evropianët janë një sasi gjithnjë e më e neglizhueshme.
Takimi midis Papës dhe patriarkut të Moskës muajin e shkuar është një copë e rëndësishme e riorganizimit të Lindjes së Mesme. Në periudhën e gjuetisë ndaj eshtrave të perandorisë otomane, katolikët dhe anglikanët – të parët të lidhur me Parisin dhe të dytët me Londrën – ishin fuqishëm kundër rolit të patriarkatit të Moskës në rajon. Sot, edhe ajo trashëgimi braktiset zyrtarisht. Kisha e Romës kërkon që prej më shumë se një gjysmë shekulli një breg në frontin e “vëllezërve të ndarë” të ortodoksisë; tani, fushata e mbrojtjes së “kristianëve të Lindjes” i ofron pretekstin konkret për një hap vendimtar në drejtim të Moskës. Në pritje që evropianët t’i japin fund me kotësinë e tyre grindavece, papa jezuit ua hap ndërkohë edhe ai portat e Lindjes së Mesme rusëve. /Përktheu nga italishtja: Adrian Beshaj/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës