Mjeshtëria e të dëgjuarit: A je ti me mua?
Jini të ndershëm tani. Sa jeni në gjendje të dëgjoni se çfarë thonë të tjerët, aty, afër teje?
Mjeti im, profesioni im është komunikimi, që do të thotë të “bëj publike”. Dhe, komunikimi zhvillohet nëpërmjet dialogut.
Dua të them diçka që më brengos e që, njëkohësisht, edhe po më irriton: është fjala për (mos)respektin, që ne, si shoqëri, kemi për bashkëbiseduesin. Ky shqetësim përforcohet sa herë që shkoj në shtëpinë time; sa herë që jam brenda kulturës kolektive të kombit tim.
Ndonjëherë, në mesin e miqve, e shoh se më shumë shpenzoj energji duke u përpjekur për të menduar për atë se çfarë do të them më pas, sesa të dëgjoj me kujdes se çfarë po thotë tjetri, afër meje. Por, në qoftë se edhe ai/ajo, që unë flas me të, do të bënë të njëjtën gjë, sikurse edhe unë, biseda jonë më tepër do t’i përngjante monologut se një dialogu të sinqertë në mes miqsh.
Ky model i “komunikimit shqiptar” nuk është i pazakontë, as në shumë takime akademikësh, në emisionet televizive, në Pparlament dhe në debate. Por, në çastin kur kemi pranuar se ne nuk po dialogojmë, por po monologojmë, atëherë, për fat të mirë, kemi mundësi për t’u përmirësuar e për t’u bërë më të mirë në dëgjim.
Të nderuar lexues, retorika mund të jetë po aq e mirë, edhe nëse ti bindesh. Nuk është “retorikë e mirë” nëse vetëm ti arrin të bindësh bashkëbiseduesin. Nëse ti, me vëmendje dhe respekt, dëgjon pikëpamjet e tjerëve, bëhesh më i mençur dhe më i mirë për të bindur. Bile, kjo të ndihmon në zbulimin dhe në ndryshimin e pikëpamjeve tuaja “të papërshtatshme”, “emocionale” e të “turbullta”.
Nëse ti, ashtu si edhe unë, do të bëhesh “më i mirë” në dëgjimin e tjetrit, ne, që tashmë mund të fillojmë trajnimin e të dëgjuarit me bashkëfolësin.
Është shumë e thjeshtë, kjo:
– Ji me vëmendje dhe i pranishëm tek biseda dhe takim me miqtë.
– Largoje atë dreq telefoni dhe çdo gjë tjetër që mund të konkurrojë në vjedhjen e vëmendjes tuaj gjatë bisedimit.
– Dëgjo dhe përqendrohu në atë që thotë tjetri, në vend që të mendosh se çka ti, vet, do t’i thuash atij më pas. Shtrohet pyetja: si mund të ndërtosh argumente, ide e kundërargumente nëse ti nuk e dëgjon e nuk e kupton?
– Mendo jashtë modeleve tuaja, të zakonshme, të komunikimit e të mendimit.
– Drejtoju me emër bashkëbiseduesit – mikut që ke afër. Mos e thuaj vetëm se e ke kuptuar mendimin dhe fjalën e tij, por shpërfaqja, me gjuhën e trupit, këtë mirëkuptim.
– Ndërto, progresivisht, mendimin dhe porosinë në diskutim.
– Ushtro, sepse kjo mund të të ndihmojë për tu bërë edhe më i zgjuar.
Të nderuar lexues, nuk është turp e as “humbje e fytyrës” nëse ti i thua asaj apo atij se pajtohesh tërësisht apo pjesërisht me mendimin e tij! Njëkohësisht, në të njëjtën kohë e menjëherë lavdëroje shokun/shoqen për pikëpamjet e tij/saj. Biseda do të jetë më e pasur e kështu do të mësojmë më shumë nga njëri-tjetri. Rezultati i bisedës do të jetë tjetër. Mos u tut se “nuk bëhet kiameti” nëse ai/ajo është më argumentuese dhe më bindëse gjatë bisedës!
Rezultatet shkencore dëshmojnë se njerëzit kreativ veçohen, ndër tjerash, për nga fleksibiliteti dhe aftësia për “të lëshuar pe”. Fleksibiliteti është aftësia për të parë aspekte të ndryshme të çështjeve dhe kjo mund të mbajë të hapura dyert dhe mundësitë për të zgjedhur mospajtimet që kemi me njëri-tjetrin.
Unë, sot, jam i gatshëm për ushtrimin në artin e të dëgjuarit. A je ti me mua?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIncidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq
"A po don një copë bukë, bubi i vogël?" – Banorët ironizojnë dhe sulmojnë Gjestin
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
Nga Duran te Kvaratskhelia dhe Khusanov - top 10 transferimet e janarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze