Nga një anë festohej, e në anën tjetër protestohej. Sheshi i Prishtinës ishte mbushur me shumë kalimtar por edhe më shumë shitës lulesh. E, ato që merrnin dhurata ishte gjinia femërore. Quhet si Dita ndërkombëtare e gruas. Më 8-të Mars të vitit 1910 në SHBA , Kanada e në vende të tjera të botës u bënë protesta të mëdha për të drejtat e gruas. Për çdo 8 Mars fëmijët në të gjithë botën ju dhurojnë nënave të tyre lule, e gjëra të tjera në shenjë dashurie për nënën.
Aktivitetet sot nuk munguan. U protestua në shesh nga disa përfaqësues të organizatave. Njëra ndër to ishte edhe drejtoresha e Platformës Civikos, Valdete Idrizi.
Idrizi në një prononcim për Telegrafin tha se ka dal të protestoj për t’i mbrojtur të drejtat e gruas në Kosovë.
“Nuk mendoj që duhet të shënohet 8 Marsi, pasi ende nuk kemi ardh në atë moment që duhet të festojmë, duke e ditur pozitën e gruas që e kemi në shoqëri. Gruaja ka potencial shumë më shumë për ndërtimin e shtetit. Në njërën anë kemi aq shumë probleme institucionale dhe kemi barriera të ndryshme dhe në tjetrën anë kemi mendësi ende patriarkale. Nëse kishim pas politika lehtësuese nga shteti në dhënien e kredive sepse me fuqizimin ekonomikisht të gruas shumë më pak do kishim dhunë në familje dhe shumë më shumë do kishim mirëqenie jo vetëm për gruan por edhe për shoqërinë”, tha Idrizi.
Ajo tha se ka shumë arsye që duhet të protestohet për dinjitetin dhe për shëndetin e gruas”.
Derisa në duart e saj kishte një trëndafil, ajo tha “Këtë e mora nga një mike e cila kishte dal për protestë. Duam vula e jo lule, por gjithsesi edhe lulet janë të mirëseardhura”.
E njëra nga organizatoret e kësaj protestë ishte edhe drejtoresha ekzekutive e Rrjetit të grave të Kosovës, Igballe Rugova. Ajo tha se kjo protestë është një mesazh për institucionet e Kosovës pasi ende ka dhunë në baza gjinore.
“I themi të gjithëve mjaft më me arsyetime. Ne dëshirojmë të mos ketë dhunë as në familje, as në rrugë, as në institucione prandaj jemi sot së bashku. Kemi edhe djem edhe burra që i janë bashkangjitur protestës dhe kjo për ne është shume me rëndësi. Nuk dëshirojmë që kjo ditë të jetë e nënës sepse ajo ditë duhet të jetë shumë e veçantë prandaj ne sot ‘Nuk festojmë, por marshojmë’”, tha ajo.
Përderisa gratë në sheshin e qytetit protestonin, në Kuvendin e Republikës së Kosovës u mbajt një dokumentar “Mendoj për ty”, organizuar nga Grupi i grave deputete të Kuvendit të Kosovës me iniciativë të zyrës presidenciale.
Ideja për aktivitetin e grumbullimit të fustaneve nga të gjitha qytetet e Kosovës erdhi nga artistja Alketa Xhafa Mripa. Ndërsa inspirimi i saj erdhi si produkt i dhunës seksuale të gruas kosovare gjatë luftës së Kosovës.
Në një prononcim për Telegrafin, deputetja nga radhët e partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se është hera e dytë që e sheh këtë dokumentar dhe se emocionet janë të njëjtë si herën e parë.
“Është bërë një punë kolosale e Alketës. Është një hap shumë i mirë për sensibilizimin e opinionit dhe kthimin e kësaj drejt kategorisë së grave apo qenieve njerëzore. Konsideroj që kjo të jetë një trampolinë ku ne si deputete edhe i gjithë opinioni shqiptarë nuk do duhej të ndalemi vetëm me dokumentare dhe fotografi por tashmë duhet të bëjmë edhe dosje për t’i dërguar në vendin e duhur sepse pa u bo dosje këto vepra kriminale asnjëherë nuk do të ketë dritë dhe drejtësi për këto gra”, tha ajo.
E sa i përket roli të gruas në shoqërinë kosovare ajo tha se: “Konsideroj që gratë në Kosovë kanë marr një rol nëpër të gjitha etapat e jetës të cilat janë dëshmuar për sukseset dhe sfidat. Gratë duhet të marrin sfidat dhe përgjegjësitë e tyre që duhet t’i bëjnë me përkushtim dhe të vazhdojnë të tregojnë rezultate siç kanë treguar deri më tani. Nuk jam e mendimit që grave t’i falet diçka duhet ti marrin ato që i meritojnë”, shtoi ajo, duke uruar kështu të gjitha femrat festën e 8-të marsit.
“Le të jetë kjo një nga të gjitha ditët e vitit, le të dominoj forca intelektuale dhe shpirtërore e tyre”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
Mungesa e interpretuesve në fushatë, a po diskriminojnë partitë personat e shurdhër?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova