LAJMI I FUNDIT:

KEMM bën thirrje te mediat: Kini kujdes si raportoni!

KEMM bën thirrje te mediat: Kini kujdes si raportoni!

Këshilli për etikë në mediume në Maqedoni, pas ndodhive të fundit në komunën e Buteli, i rikujton mediave përgjegjësinë për informim sa më të kujdesshëm, objektiv dhe të vërtet të publikut, transmeton Telegrafi.

“Roli i mediave në kushte të tensionuara është që të qetësojë gjakrat dhe të thërrasin për përmbajtje dhe qetësi si dhe në mënyrë të drejtë të përçojnë informacione, pa spekuluar dhe pa mbajtur anë në ndodhi. I rikujtojmë mediat për detyrën e ndjekjes së interesit publik në informimin e drejtë dhe të verifikuar. Në ndërkohë u bëjmë thirrje mediave që të mos keqpërdorin përkatësinë etnike të qytetarëve, dhe të jenë të kujdesshëm në transmetimin e deklaratave që përmbajnë urrejtje që mund të shqetësojë publikun dhe të vjen deri tek incidente të reja. Verifikimi jo i plotë dhe spekulimet, përveç që është thyrje drastike e standardeve profesionale, gjithashtu mund të sjellë edhe dëme mbi publikun, dhe kuptim objektiv të problemeve dhe ndodhive”, thuhet në reagimin e Këshillit për etikë në mediume në Maqedoni. /Telegrafi/