LAJMI I FUNDIT:

E tmerrshme: Ky është momenti kur një i ri qëllohet me revole në kokë në një dyqan (Foto/Video, +18)

E tmerrshme: Ky është momenti kur një i ri qëllohet me revole në kokë në një dyqan (Foto/Video, +18)

Një burrë është qëlluar në kokë me armë zjarri, me ç’rast ka mbetur i vdekur në vend, dhe e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është zhvilluar brenda një supermarketi, në prezencë të blerësve dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Pamjet e videos, shfaqin viktimën Nilson Alves Moreira 32-vjeç duke ikur nga dy burra në dyqan, kur në një moment humb kontrollin dhe bie në tokë, transmeton Telegrafi.


Dyqani 2Dhe derisa po qëndronte i shtrirë në tokë, një burrë i veshur me rroba të kaltra dhe të kuqe e qëllon Moreirën me armë zjarri në kokë.

Por duket se kjo nuk i mjaftoi këtij grupi kriminal, pasi me të dalë personi i dytë që i ishte vënë pas të riut Moreira, e qëllon edhe njëherë në kokë duke u siguruar që të mos shpëtoj.

Sipas medieve ndërkombëtare, kjo ngjarje makabre ka ndodhur gjatë të enjtes mbrëma në qytetin Formos, rreth 50 kilometra nga kryeqyteti brazilian, Brazilia. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=q5u_pj4d8xA