Shurupi tradicional nga hithrat përdoret për pastrimin e gjakut, por është i shijshëm edhe si pije freskuese, nëse e përzieni me ujë mineral dhe me pak akull.
Ky lëng është i mirë edhe kundër reumës dhe artritit, e ngase hithrat përmbajnë shumë hekur, përdoret edhe kundër anemisë, transmeton Syri shkrimin. E konsumojnë edhe ata që kanë probleme me astmë dhe lëkurë. Po ashtu, besohet se parandalon problemet respiratore dhe problemet urinale, por edhe humbjen e flokëve.
Ju sjellim dy receta, njëra shumë e thjeshtë e tjetra në kombinim me limon dhe mjaltë.
Shurupi më i thjeshtë nga hithrat
Përbërësit: 1 kg gjethe të hithrave, 2,5 litra ujë dhe ndonjë ëmbëltues sipas dëshirës (provoni sheqe të vrugët).
Pastroni gjethet e hithrave, i futni në ujë dhe i zieni në një temperaturë mesatare për një orë, duke shtuar ujë gjatë zierjes. Shurupin e fituar e vendosni në shishe prej qelqi dhe e mbyllni mirë.
Shurupi i dytë: hithra, mjaltë dhe limon
Përgatitja: rreth 400 g gjethe të freskëta të hithrave, lëng nga 6 limonë, ëmbëltues sipas dëshirës, 5 lugë mjaltë dhe 1 litër ujë. Hithrat i pastroni dhe copëtoni. Ujin e vendosni në një enë dhe shtoni ëmbëltues, sheqer të vrugtë. E përzieni kohë pas kohe. Hithrat i vendosni në enë prej qeramike dhe përzieni me shurupin me sheqer. E mbuloni dhe e lini për 10 minuta. Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin. Ndani hithrat nga lëngu, nëse dëshironi mund ta kulloni. Shurupin e vendosni në shishe të pastra, i mbyllni dhe i lini në vend të ftohtë dhe të errët.
Vetitë shëruese të shurupeve:
• Përmirëson sistemin imun;
• Zbut simptomat e artritit;
• Ndihmon në largimin e acideve urinare nga nyjat;
• Ndihmon në funksionimin e gjëndrave të veshkave;
• Forcon fetusin te shtatzënat;
• Shkatërron parazitët në zorrë;
• Ndihmon funksionimin e gjëndrave mbrojtëse, mëlçinë;
• Përmirëson qumështin te nënat që ushqejnë me gji;
• Zbut simptomat e menopauzës;
• Zbut ngërçet menstruale dhe fryrjet;
• Ndihmon në thyerjen e gurëve në veshka;
• Ndihmon te sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, te astma, parandalon gjakderdhjet, ul rrezikun nga kanceri i prostatës
• Pakëson mundimet;
• Ftohjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri