Akademia e Ndërmarrësisë, projekt nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Odën Zejtare të Dortmubndit e përkrahur nga Qeveria, vlerësohet të jetë derë e hapur e ngritjes së kapaciteteve të ndërmarrëseve Kosovarë që të jenë të barabartë qoftë me sfidat e dimensionit bilateral qoftë të dimensionit regjional, evropian dhe më gjerë.
Kështu, është shprehur, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ku tha se integrimi evropian nuk arrihet vetëm nga dimensioni politik por edhe nga integrimi ekonomik.
“Në Kosovë, flitet shumë për integrime evropiane , mirëpo besoj se nuk mund të arrihet integrimi evropian vetëm nga dimensioni politik, por duhet të jemi të përgatitur në rend të parë në integrim ekonomik. Kur bisedohet për integrimin ekonomik, besoj se internacionalizimi i ndërmarrësish është një ndër prioritet kryesore dhe në këtë drejtim besoj se kjo akademi do të jetë një derë e hapur e ngritjes së kapacitete ë ndërmarrëseve Kosovarë që të jenë të barabartë qoftë me sfidat e dimensionit bilateral qoftë të dimensionit regjional, evropian dhe më gjerë. Në këtë drejtim do të tentojmë që me partnerë tonë nga Gjermania dhe të mbështetur nga dy institucione , dy dikaster kyç për zhvillim ekonomik dhe stabilitet social, vërtetë ta bëjmë transferim e njohurive, bazuar në përvojat më të mëdha dhe më të fuqishme, evropiane në veçanti , ato të Gjermanisë”, tha ai,
Sipas tij, përmes një akademie të tillë dëshirojmë të fuqizojmë sektorin privat dhe do të bëjmë edhe presion që e kemi filluar me dy ministritë për nevojën e reformimit të sistemit të arsimit, tha ai.
Gërxhaliu tha se me kalim të kohës, nevojat e tregut janë duke ndryshuar dhe ne duhet të jemi ata që ta ndërpresim në një çfarë forme akademizmin e të rinjve dhe të jemi të orientuar për nevojat e tregut, tha ai.
Sipas Gërxhaliut, këta të fundit janë duke punuar shumë në mënyrë që sektori privat të jetë zë i fuqishëm i zhvillimit ekonomik.
Ndërkaq, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, tha se, ne jemi mbështetës të fuqishëm të projekteve të ndërmarrësish në Kosovë, sepse një akademi e ndërmarrësish do të ndihmojë shumë në ndërrimin e mentalitetit të të rinjve.
“Tek ta të japim ëndrrën për të qenë një ndërmarrës i suksesshëm dhe kjo duhet të bëhet me një moshë sa më të re, që brenda programeve tona , brenda reformave të programeve shkollore të nxitim frymën e ndërmarrësish, frymën e biznesit dhe kjo duhet të bëhet në shkollë , sepse shkolla duhet të kultivojë njerëz, ndërmarrës dhe biznesmen të suksesshëm që ata nesër të plasohen në tregun punës dhe të jenë të suksesshëm”, tha ai.
Kurse, ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, duke i ofruar odës përkrahjen e ministrisë si dhe Qeverisë në përgjithësi, tha se, sektori privat është ai sektor i cili do të gjenerojë vende të reja të punës, sektor i cili do të sjellë zhvillim ekonomik.
“Këtë duhet ta imponojmë tek të ritë, duke ju treguar se përmes ndërmarrësish, mundë të zhvillohen idetë e tyre të biznesit, mund të jenë kreativ, tek e fundit të përgatisin edhe vetveten për në tregun e punës si në Kosovë por edhe në Evropë. Ne për disa vite do të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe këta duhet të jenë të përgatitur edhe për atë treg evropian dhe zhvillimet si kjo sot, realisht e ndihmojmë këtë urë dhe i hapin rrugë qasjen më të lehtë edhe integrimit më të lehtë “, tha ai.
Në anën tjetër, Klaus Dieter Werthmann, përfaqësues i Odës Zejtare të Dortmundit, tha se, të premten e hapa modulin e parë të ndërmarrësish dhe më ka gëzuar fakti për përshtypjen e pjesëmarrësve ,ku pas dy ditësh u deklaruan se ishin shumë të kënaqur.
“Kohë të gjatë ne jemi përpjekur se bashku me Odën Ekonomike të Kosovë dhe kemi punuar të ta ngrisim në këmbë akademinë e ndërmarrësish, dhe shpresojmë shumë që duke filluar nga viti i ardhshëm nuk do të punojmë në një projekt të tillë, por më shumë në institucionalizimin e këtij projekti që ta quajmë institut. Ndërmarrësit brenda akademisë mund të shpresojnë dhe të presin trajtimin e temave të ndryshme nga ekonomia e ndërmarrjeve”, tha ai.
Për fund ai tha se është shumë e rëndësishme trajtimi i temave të rëndësishme për ndërmarrjeve që ata përmes shkëmbimit të përvojave të tyre të dalin në opinion dhe ta informojnë opinionit për mundësitë e mira kooperim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe