LAJMI I FUNDIT:

Skoda paralajmëron “diçka të madhe”

Skoda paralajmëron “diçka të madhe”

Kompania çeke Skoda përmes Facebookut ka paralajmëruar një model të ri misterioz, që me gjasë do të prezantohet në panairin “Geneva Motor Show” në muajin mars.

Duke mos treguar identitetin e veturës, Skoda thotë prapa dyerve të mbyllura të garazhës se po planifikon “diçka të madhe” dhe ka kërkuar që njerëzit ta gjejnë se çfarë është.

Siç raportohet, ky model pritet të jetë një SUV me shtatë ulëse që do të quhet “Kodiak”. Kjo veturë thuhet se do të ketë shumë ngjashmëri me gjeneratën e dytë të VW Tiguanit.


Edhe pse nuk dihen specifikat e “Kodiakut”, pritet që ai të jetë në dy versione, me pesë dhe me shtatë ulëse. Sa i përket motorit, ai do të ketë sistem që tërheqë me rrotat e para, por pritet si opsion edhe versioni që tërheqë me të gjitha rrotat.

Pritej që lansimi zyrtar të bëhej në muajin tetor në Paris Motor Show, por tani duket se Skoda ka ndërruar mendje dhe do ta sjellë modelin në Gjenevë.

“Kodiak” pritet të dalë në shitje gjatë verës.

Në trend Auto

Më shumë

"Një situatë shumë serioze": Volkswagen mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në histori

Auto
Kriza godet Gjermaninë: Largohen papritur subvencionet për automjetet elektrike

Kriza godet Gjermaninë: Largohen papritur subvencionet për automjetet elektrike

EVs
Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra

Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra

Auto
Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi

Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi

Tunning
Historia e ideatorit nga Kosova, Qëndrim Thaçi që prodhoi super-makinën shqiptare që do të konkurrojë me Lamborghinin e Ferrarin

Historia e ideatorit nga Kosova, Qëndrim Thaçi që prodhoi super-makinën shqiptare që do të konkurrojë me Lamborghinin e Ferrarin

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
Kalo në kategori