LAJMI I FUNDIT:

VW në mars sjell Golfin e përditësuar

VW në mars sjell Golfin e përditësuar

Volkswagen pritet të sjellë një version të përditësuar të modelit Golf VII në muajin mars, i cili pas pak kohësh do të ndiqet nga modeli “bishë” R420.

Përditësimi i Golfit spekulohej se do të vinte në fund të vitit, por tani “AutoBild” raporton se ky model do të lansohet në muajin mars. Kjo nënkupton që VW do të sjellë këtë veturë në Geneva Motor Show të ridizajnuar dhe me drita të veçanta që janë në dispozicion vetëm për modelin elektrik.

Interieri pritet të ketë përditësime në materiale dhe ngjyra. Një ekran 9.2-inçësh dhe përkrahja e kontrollimit përmes zërit pritet të vijë shumë shpejtë.


Pak pasi që përditësimi i ri të lansohet, VW raportohet se do të shpalosë edhe modelin e prodhuar të konceptit R400. Edhe pse nuk dihet se çfarë fuqie do të ketë, Golfi i ri besohet se do të ketë motor 2.0-litërsh me katër cilindra ose 2.5-litërsh me pesë cilindra. Modeli do të jetë i limituar dhe do të ketë sistem që tërheqë me të gjitha rrotat dhe pritet të ketë 400 deri 420 kuajfuqi.

Në trend Auto

Më shumë

"Një situatë shumë serioze": Volkswagen mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në histori

Auto
Kriza godet Gjermaninë: Largohen papritur subvencionet për automjetet elektrike

Kriza godet Gjermaninë: Largohen papritur subvencionet për automjetet elektrike

EVs
Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra

Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra

Auto
Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi

Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi

Tunning
Historia e ideatorit nga Kosova, Qëndrim Thaçi që prodhoi super-makinën shqiptare që do të konkurrojë me Lamborghinin e Ferrarin

Historia e ideatorit nga Kosova, Qëndrim Thaçi që prodhoi super-makinën shqiptare që do të konkurrojë me Lamborghinin e Ferrarin

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
Kalo në kategori