LAJMI I FUNDIT:

Jaguar F-Type SVR do të prezantohet në Gjenevë

Jaguar F-Type SVR do të prezantohet në Gjenevë

Kompania Jaguar zyrtarisht ka konfirmuar se modeli sportiv F-Type SVR premierën botërore do ta mbajë në fillim të muajit mars në panairin e veturave në Gjenevë, dhe se shitja e tij do të fillojë gjatë verës.

Jaguar F-Type SVR vjen me motor 5.0-litër V8 me kapacitet prej 575 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me tetë shpejtësi, si dhe me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat.

I cilësuar nga kompania si “vetura më e kompletuar sportive”, F-Type SVR do të ketë kapakë të veçantë dhe spoiler që thuhet se rrit shpejtësinë e veturës.


Me fuqi nga motori 5.0-litra V8, vetura zhvillon 575 kuajfuqi. Modeli i ri është i lidhur me tetë shpejtësi, derisa shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.7 sekonda. Shpejtësia maksimale është 320 kmh.