Kompania Porsche edhe më herët ka konfirmuar se do të ridizajnojë versionet e modelit Boxter dhe Cayman, duke përfshirë ndryshime vizuale, motorë të rinj, si dhe ndryshimin e emrave të tyre.
Kështu modeli Boxter tani ka ndërruar emrin 718 Boxter, ndërsa Cayman në 718 Cayman.
Gjithashtu është konfirmuar se 718 Boxter dhe 718 Cayman do të kenë motorët Turbo me katër cilindra, ndërsa tani janë shfaqur edhe fotografitë e para zyrtare dhe detajet për modelin 718 Boxter dhe për versionin e tij S.
Promovimi i 718 Boxter (718 Spyder) do të mbahet në fillim të muajit mars të këtij viti në panairin e veturave në Gjenevë, transmeton Koha.net. Në të njëjtën kohë pritet të shfaqet edhe 718 Cayman.
Porsche 718 Spyder vjen me motor benzinë 2.0-litër Turbo me katër cilindra dhe me kapacitet prej 300 kuajfuqi, 35 kuajfuqi më shumë sesa i zëvendësuari motori atmosferik 2.7-litër me gjashtë cilindra. Në kombimin me marshin PDK me koplung të dyfishtë dhe me paketën “Sport Chrono”, ky 718 Boxter shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,7 sekonda (0,8 sekonda më shpejtë sesa paraardhësi), ndërsa atë maksimale deri në 275 km/h.
Versioni më i fortë, 718 Boxter S (718 Spyder S) vjen me motorin 2.5-litër Turbo me katër cilindra dhe me kapacitet prej 350 kuajfuqi, 35 kuajfuqi më shumë sesa motori atmosferik 3.4-litër me gjashtë cilindra i paraardhësit Boxter S. Në kombimin me marshin PDK dhe me paketën “Sport Chrono”, ky 718 Boxter S shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h e arrin për 4,2 sekonda (0,6 sekonda më shpejtë sesa paraardhësi i tij), ndërsa atë maksimale deri në 285 km/h.
Pavarësisht kuajfuqive që kanë, këta motor të rinj janë më ekonomike për 13 për qind sesa motorët e paraardhësve. Kështu, 718 Spyder me marshin PDK shpenzon karburant mesatarisht 6.9-litra në 100 km (për 1.0-litër / 100 km më pak sesa paraardhësi), ndërsa 718 Spyder S, sipas të dhënave nga fabrika, shpenzon karburant mesatarisht 7.3-litër në 100 km (për 0.9-litër / 100 km më pak sesa paraardhësi).
Duhet theksuar se në mënyrë standarde në këto modele do të përfshihen edhe marshët manual me gjashtë shpejtësi, si dhe se edhe amortizatorët dhe sistemi i tërheqjes do të pësojnë ndryshime, transmeton Koha.net. Do të ofrohet Porsche Active Suspension Management (PASM), që do të thotë se automobili do të jetë më i ulët për 20 milimetra.
Ashtu edhe siç është pritur, edhe fotografitë zyrtare e konfirmojnë, ridizajnimi i këtyre modeleve nuk ka sjellë ndryshime drastike në krahasim me modelet aktuale.
Ndër të tjera, këto modele karakterizohen me dritat e reja, mbrojtësit e rinj, rrotat e reja prej alumini me diametër prej 19-inç (me mundësi për zgjedhje edhe deri në 20-inç), si dhe timonin e ridizajnuar dhe sistemin infotainment PCM me ekran të ri të ndjeshëm në prekje.
Shitja e 718 Boxter dhe 718 Boxter S, në Evropë, do të fillojë nga 30 prill.
Në Gjermani, 718 Boxter do të kushtojë 53.646 euro, ndërsa 718 Boxter S 66.141 euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse kripa përshpejton korrozionin e veturës suaj?!
Vozitja në 330 kilometra në orë: Ja si shkatërrohet tërësisht Lamborghini i 244 mijë eurove (Video)
E ardhmja elektrike, Norvegjia drejt rrugës për të qenë e para me vetëm EV
Dikush e shpëtoi këtë BMW E30 pas 30 vjetësh në një hambar
E ardhmja elektrike, Norvegjia drejt rrugës për të qenë e para me vetëm EV
Del në shitje limuzina presidenciale e Bill Clintonit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime