LAJMI I FUNDIT:

Spiunohet Opel Insignia (Foto)

Spiunohet Opel Insignia (Foto)

Gjenerata e dytë e Opel Insignia është spiunuar gjatë testimit të saj afër Arktikut.

Modeli i ri duket shumë më i dizajnuar sesa i mëparshmi, me xhama më të lakuar e prerje nga mbrapa sikur të ishte ‘kupe’ – i ngjashëm me dizajnin e Audi A7, transmeton koha.net.

Kamuflimi i tij fsheh shumë nga detajet e tij – krejt çka mund të vërehet është një grilë e gjerë nga para.


Opel ka qenë shumë i mbyllur për këtë model, por duket se do të vijë me platformën E2XX, që është një ndryshim shumë i madh, pasi vetura do të ketë shumë më pak peshë, por kjo ende nuk dihet sigurt.

As motorët që do të ofrohen nga kjo veturë ende nuk dihen, ndërsa pritet për më së paku dy të tillë, njërin diesel e tjetrin benzinë, kurse pritet që të ketë si opsion edhe versionin e tërheqjes me katër rrota.

Insignia 2

Insignia 8

Insignia 7

Insignia 6

Insignia 5

Insignia 4

Insignia 3