LAJMI I FUNDIT:

Rusët krijojnë veturën më të çuditshme në botë (Video)

Rusët krijojnë veturën më të çuditshme në botë (Video)

Rusët kanë krijuar një nga automobilat më të çuditshme në botë.

“Sherp ATV” quhet vetura që ofron vozitje në çfarëdo kushte që është rruga, transmeton koha.net.

Sherp AT3


Alexei Garagasyan ka krijuar modelin e veçantë që mund të ngjitet në lartësi të mëdha, të kalojë shkëmbinj e madje edhe të notojë.

Sherp peshon vetëm 1299 kilogramë dhe ka vetëm 44.3 kuajfuqi me motorin 1.5-litërsh Kubota V 1505 me katër cilindra të lidhur me marshin manual me pesë shpejtësi. Automobili i veçantë mund të lëvizë në shpejtësinë deri në 45 km/orë në rrugë dhe 6km/orë në ujë.

Sherp AT3

Automobili është 3.3 metra i gjatë falë gomave të tij gjigante që i mundësojnë lëvizjen në të gjitha rrugët.

Sipas raportimeve, ky automobil është krijuar për 50 mijë dollarë.