LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi kinez: Nëse keni lindur në shenjën e Majmunit, është viti juaj!

Në Kinë vitet përllogariten sipas sistemit kohor të hënës: Viti i Ri për kinezët nis në datat 21 janar deri në 20 shkurt. Këtë vit, Viti i Ri hënor ka nisur më 9 shkurt, duke hyrë kështu në vitin e Majmunit

Horoskopi kinez, ashtu si ai perëndimor, përbëhet nga 12 shenja, ose ‘shtëpi’. Por në ndryshim prej tij, çdo shenjë ka një kohëzgjatje prej 1 viti, jo prej 1 muaji. Dhe një detaj i vogël, i rëndësishëm: sipas astrologjisë kineze, kur njerëzit hyjnë në vitin e shenjës së tyre, nënkupton fat të keq!

Ndaj, ata kanë një traditë, atë të veshjes së një rrobe të kuqe përgjatë gjithë vitit (çfarëdo qoftë ajo, çorape, shall…) për tu ruajtur nga fati i keq. Këtë veshje duhet t’ua ketë dhuruar një pjesëtar më i madh i familjes.


Pra, shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes. Ja lista e shenjave sipas viteve të lindjes:

Miu: 2008, 1996, 1984, 1972, 1960
Bualli: 2009, 1997, 1985, 1973, 1961
Tigri: 2010, 1998, 1986, 1974, 1962
Lepuri: 2011, 1999, 1987, 1975, 1963
Dragoi: 2012, 2000, 1988, 1976, 1964
Gjarpëri: 2013, 2001, 1989, 1977, 1965
Kali: 2014, 2002, 1990, 1978, 1966
Dhia: 2015, 2003, 1991, 1979, 1967
Majmuni: 2016, 2004, 1992, 1980, 1968
Gjeli: 2017, 2005, 1993, 1981, 1969
Qeni: 2018, 2006, 1994, 1982, 1970
Derri: 2019, 2007, 1995, 1983, 1971

Ashtu si shenjat e horoskopit që ndjekim ne kanë kohën e tyre çdo 12 muaj, cikli i horoskopit kinez përmbyllet çdo 12 muaj për çdo shenjë. Pasi lamë pas 2015-ën, vitin e Dhisë, kemi hyrë në 2016-ën e Majmunit.

Por cilat janë karakteristikat e njerëzve të lindur në vitet e majmunit?
Sipas astrologjisë kineze, njerëzit e lindur në vitet e Majmunit karakterizohen nga gjallëria, shkathtësia në të menduar, kureshtja, prirja drejt risive dhe mistrecëria! (Përfytyroni një majmun) Megjithatë, besohet se vitet e majmunit janë ndër më të pafatat e kalendarit kinez.

Personaliteti i përgjithshëm që dikton kjo shenjë është i zgjuar, i kapshëm, sidomos në lidhje me karrierën dhe pasurinë. Nga ana tjetër, dashamirësia dhe ndershmëria e Majmunit u dhuron një jetë plot me dashuri që zgjat. Përpos cilësive të lakmueshme të kësaj shenje, ka edhe disa anë të tyret që mund t’u prishin punë: kryesisht natyra e rrëmbyer, e paduruar dhe një prirje për t’i parë të tjerët nga lart-poshtë.

Ja disa gjëra kryesore që duhet të dini për këtë shenjë:

Pikat e forta: Jeni të shoqërueshëm, krijues, entuziastë, plot vetëbesim
Pikat e dobëta: Jeni dyshues, dredharakë, egoistë, arrogantë, xhelozë
Numrat me fat: 1, 7, 8
Ngjyrat me fat: e bardha, e arta, bluja
Lulet e fatit: Krizantemat, Aliumi
Drejtimet me fat: Veriu, Veri-perëndimi, perëndimi

Njerëz të suksesshëm të lindur në vitin e Majmunit:
Jul Çezari, Leonardo da Vinci, Charles Dickens, Lord Bajroni, Elizabeth Taylor, Diana Ross, Tom Hanks, Christina Aguilera, Halle Berry, Mick Jagger, Giselle Bundchen, Demi Lovato, Miley Cyrus, Nick Jonas, Selena Gomez.