LAJMI I FUNDIT:

‘Çfarë jemi ne të dy?’ Ja sesi ta zbuloni pa pyetur vetë atë

‘Çfarë jemi ne të dy?’ Ja sesi ta zbuloni pa pyetur vetë atë

Keni filluar të dilni me atë, flisni në telefon, njihni shokët e tij, por ende jeni në dilemën e përjetshme të të gjitha femrave: Çfarë jemi ne të dy?

Janë 10 shenja të cilave duhet t’u kushtoni vëmendje për të marrë përgjigjen që kërkoni, pa qenë e nevojshme ta pyesni atë vetë.

1. Ju ka prezantuar me disa nga miqtë e tij
Pavarësisht që ju mund t’i njihni nga Instagrami apo Facebook-u kur i keni “spiunuar” profilin që nga viti 1997, kur ai jua prezanton ata vetë, le të themi që gjërat po bëhen mjaft serioze.

2. Frekuentoni vende që kanë njerëz, shumë njerëz dhe shumë dritë.
“Hajde nga shtëpia ime”, rreth orës 11 në darkë nuk është pikërisht një shenjë e mirë.


3. Shkoni në restorante elegante
Në ‘fast food’ hahet, por nuk është vendi i duhur për t’u dashuruar. Ndërsa kur vjen puna tek një restorant klasik, me pjata të shkëlqyeshme dhe kamerierë që qëndrojnë në gatishmërinë tuaj, s’themi dot gjë!

4. Ai ju hap zemrën!
Njerëzit nuk tregojnë histori intime tek njerëz me të cilët s’ndihen rehat. Prandaj ajo historia me ish-të dashurën që ju mërziti pak, në fakt është një shenjë shumë e mirë.

5. Ju i hapni zemrën!
Nuk ishte një moment dobësie. Nëse i keni treguar atij se çfarë ju mërzit dhe ai s’e ka përdorur këtë kundër jush, mund edhe të mendoni për një martesë të mundshme.

6. Nuk e pyesni njëri-tjetrin se çfarë do bëni në fundjavë
Kjo pyetje nuk bëhet sepse ju tashme e dini përgjigjen: Fundjavën do ta kaloni bashkë.

7. E pyesni nëse po flet dhe me dikë tjetër përveç jush, dhe ai ju përgjigjet me një “jo” dhe me një fytyrë të habitshme, shkruan Anabel. Ok, ndoshta këtë pyetje duhet t’ia bëni.

8. Flisni gjithë kohën në telefon, me mesazhe etj
Edhe nëse jeni natyra që nuk e preferoni shumë komunikimin, në fillimet e një lidhjeje ai është i domosdoshëm. Prandaj, një mesazh në darkë, pas orës 12, nuk është një shenjë e mirë.

9. Ai nuk i injoron mesazhet e tua sikur të jetë kryeministri i vendit
Fakti që ju kthen përgjigje menjëherë, përveç rasteve kur është në gjumë ose në tualet, tregon që pjesa me e mirë e ditës së tij, je ti!

10. Ka njohur shoqet e tua dhe ato në fakt e pëlqejnë
Vendimet më të rëndësishme në jetë merren vetë, ose në grup WhatsApp-i me shoqet e ngushta. Kështu që nëse ato e pëlqejnë dhe kanë ndjesi pozitive për të, atëherë bëni mirë ta keni dhe ju. /Telegrafi/